Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tri çështje, dhjetë vjet pas BREXIT
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje në tri fusha kryesore: lehtësimin e tregtisë së produkteve ushqimore, ndërlidhjen e tregjeve të emetimeve të karbonit dhe krijimin e një programi për lëvizjen e të rinjve. Kryeministri britanik, Andy Burnham, konfirmoi se negociatat kanë përfunduar.
Të dyja palët kanë dakorduar edhe afatet për zbatimin e tri marrëveshjeve, ndërsa hollësitë do të publikohen në një deklaratë të përbashkët. Marrëveshjet konsiderohen si fillimi i ripërtëritjes së marrëdhënieve mes palëve, dhjetë vjet pas referendumit për BREXIT-in.
Marrëveshja më e rëndësishme është ajo sanitare dhe fitosanitare, e cila synon të mundësojë tregtinë e kafshëve, bimëve dhe produkteve me origjinë bimore e shtazore pa kontrollet që aktualisht kërkohen në kufi.
Qeveria britanike vlerëson se kjo marrëveshje mund t’i sjellë ekonomisë së vendit deri në 5.1 miliardë funte në vit. Zbatimi i saj pritet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2028, shkruan reuters.
