Ekonomia e Shqipërisë arrin në 30.5 miliardë dollarë, dukshëm mbi Maqedoninë e Veriut me 19.1 miliardë
Një grafik i publikuar nga faqja Statreel, i bazuar në të dhënat e Bankës Botërore për periudhën 2000–2025, nxjerr në pah rritjen e ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në raport me Maqedoninë e Veriut.
Sipas shifrave të paraqitura në grafik:
Shqipëria ka kaluar në krye të këtij krahasimi që nga viti 2001 dhe në vitin 2025 ka arritur vlerën e 30.5 miliardë dollarëve.
Maqedonia e Veriut në vitin 2025 shënon vlerën e 19.1 miliardë dollarëve.
Në fillim të periudhës, në vitin 2000, shifrat ishin shumë më të afërta, rreth 3.6 – 3.8 miliardë dollarë.
Diferenca prej mbi 11 miliardë dollarësh në vitin 2025 ngre pyetjen nëse hendeku ekonomik mes dy vendeve do të vazhdojë të zgjerohet apo do të ngushtohet në vitet në vijim. (INA)
