POLITIKATË FUNDIT

Shqipëria dënon sulmin terrorist në Izrael

Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist që ka ndodhur në Izrael ku një turist italian është vrarë dhe shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pranë bregdetit në Tel Aviv.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar përmes një postimi në Twitter Kryeministri Rama i cili ka shprehur mbështetjen në emër të Shqipërisë për Izraelin.

“Jemi shumë të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron në krah të Izraelit dhe të gjithë fqinjve të saj myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan kryeministri Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *