POLITIKATË FUNDIT

Rada Trajkoviq: Mafia për 10 vjet ka kontrolluar serbët në Kosovë

“Populli serb në veri të Kosovës me të vërtetë është në një pozitë të palakueshme dhe ai i cili më së shumti ka futur në problem është presidenti Vuçiq dhe fare nuk e kuptoj shkuarjen e serbëve të Vuçiqi për të marrë këshilla, kur, në të vërtetë, këshillat e tij nuk japin rezultate në kontekst të normalizimit të jetesës së serbëve në territorin e Kosovës.”

Kështu thotë Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, njëherësh këshilltare e ministrit serb në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, lidhur gjendjen në veri.

Ndërkohë që për hyrjen e Listës Serbe në Kuvend, ajo deklaroi se ata kanë nënshkruar në seancë për të mos humbur mandatet, për çka Vuçiq ka dërguar një mesazh të qartë që institucionet qendrore janë të rëndësishme për t’u mbajtur në duart e tyre, përderisa atje ku është më e rëndësishme për të organizuar jetesën lokale të përditshme të serbëve, aty bëjnë pengesa në kontekst të largimit dhe të daljes së serbëve në zgjedhje.

“Kjo tregon se ai fare nuk ka përgjegjësi për serbët që jetojnë në veri dhe që do të duhej të ishin pjesë e procesit zgjedhor, sepse ata zgjedhin problemet e tyre lokale”, deklaroi Trajkoviq për RTK.

Ndërsa lidhur për platformat e Vuçiqit, Trajkoviq shtoi se të gjitha këto janë tregime të cilat kanë sjellë serbët në statusin ku ata tani janë dhe nuk e dinë se çfarë ju sjellë e nesërmja, pra janë më shumë në qëllim të propagandës, sesa të zgjidhjes së problemit.

“Atë që mund të bëjë Vuçiq, veçanërisht pas marrëveshjes së Ohrit e të Brukselit , ndoshta ndonjë shtesë financiare, ndryshe, në esencë, asgjë nuk mund të bëjë, sepse ai në tërësi ka pranuar pavarësinë e Kosovës në kontekst që institucionet e Prishtinës kanë detyrimin përmes AKS-së për të cilën janë dakorduar që të rregullojnë gjërat: statusin e nivelin e menaxhimit të serbëve në territorin e Kosovës, sepse serbët tashmë kanë decentralizimin përmes pakos së Ahtisarit, ndërsa tani vetëm punohet në nivelin çfarë është dakorduar në kontekst të ofrimit të disa përgjegjësive shtesë në territorin e Kosovës”, shtoi Trajkoviq.

Ajo përmendi si lajm të rëndësishëm arritjen e marrëveshjes për të zhdukurit. Ndërkaq për zgjedhjet në veri ajo shtoi se do të duhej të sigurohej edhe një lloj votimi elektronik që t’u mundësohej votimi edhe për ata që mund të jenë të kërcënuar, sepse presioni është i jashtëzakonshëm.

“Mafia për 10 vjet ka kontrolluar serbët në Kosovë dhe ka krijuar një rrjetë goxha të fortë dhe nuk është e lehtë të shkatërrohet”, deklaroi Trajkoviq, derisa shtoi se dihet se kush janë bartësit kryesor të këtyre aktiviteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *