POLITIKATË FUNDIT

Sveçla: Përparim Rama nuk mund të shmangë përgjegjësinë për vendimet në Prishtinë

Shefi i Grupit të Asamblistëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka drejtuar kritika ndaj kryetarit Përparim Rama, duke thënë se përgjegjësia për vendimet e marra në nivel komunal nuk mund t’u faturohet vetëm zyrtarëve vartës.

Sveçla pwrmes njw postimi nw profilin e tij ka deklaruar se çdo vendim i rëndësishëm, veprim apo kontratë në Komunën e Prishtinës bëhet me dijeninë dhe pëlqimin e kryetarit Rama.

Ai ka theksuar se, përderisa kompetencat dhe pushteti janë në duart e kryetarit, edhe përgjegjësia për zhvillimet në komunë duhet të shtrihet deri te ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *