TË FUNDIT

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të Çarshisë së Vjetër, ku po vendosen pllaka të reja travertini.

Ndërhyrja vjen pas vërejtjeve të vazhdueshme lidhur me gjendjen e sipërfaqes në këtë pikë kyçe të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Qytetit të Shkupit, parashikohet zëvendësimi i të gjitha pllakave të dëmtuara dhe të thyera.

Aktivitetet në terren sot i ka inspektuar kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski. Ai bëri të ditur se qëllimi i këtyre punimeve është përmirësimi i gjendjes së hyrjes së Çarshisë së Vjetër, një prej hapësirave më të frekuentuara si nga banorët vendas ashtu edhe nga vizitorët dhe turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *