TË FUNDIT

Bozhinovska: Vazhdojnë diskutimet për sigurinë energjetike dhe partneritetet strategjike

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska,mori pjesë në takimin e shtatë të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energjetikë (P-TEC) në Varshavë, ku në fokus janë siguria energjetike, diversifikimi i furnizimit dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

Dita e dytë e forumit iu kushtua bashkëpunimit ministror dhe çështjeve strategjike energjetike me interes të përbashkët për Evropën dhe SHBA-në.

Ajo theksoi se, pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i furnizimit me gaz natyror përmes Bullgarisë, Maqedonia e Veriut po zhvillon ndërlidhje të reja infrastrukturore përmes interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë. Interkonektori meGreqinë pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm dhe është i përgatitur edhe për transportin e hidrogjenit.

Si hapa shtesë ajo përmendi punën për ndërlidhjen e rrjetit elektrik me Shqipërinë dhe vënien sërish në funksion të naftësjellësit me Greqinë, pas 12 vitesh pasiviteti.

Në diskutim u trajtua edhe mbrojtja e infrastrukturës kritike energjetike nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet me dronë.

Bozhinovska theksoi se nevojitet koordinim mes institucioneve, operatorëve dhe sektorit privat, si dhe një kuadër ligjor i përshtatshëm.

Ajo foli edhe për sfidat në zinxhirët e furnizimit, duke përmendur se një investitor i interesuar për ndërtimin e një turbine me gaz kishte marrë si afat të parë të disponueshëm për dorëzim vitin 2032. Kjo dëshmon se projektet e reja energjetike duhet t’i marrin parasysh që në fazën e planifikimit ndryshimet teknologjike, sistemet rezervë dhe rreziqet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *