TË FUNDIT

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë intervistohet si i dyshuar nga Krimet Ekonomike

Bekim Brestovci, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, është intervistuar sot, 19.11.2026, nga hetuesit e Krimeve Ekonomike në cilësinë e personit të dyshuar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se Brestovci është përgjigjur në të gjitha pyetjet e hetuesve.

“Mund të konfirmoj që është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar, për shkak të sekretit hetimor, meqë lënda është duke u hetuar, nuk mund të jap detaje tjera. Vepra për çka është intervistuar ka të bejë me pretendimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mbrojtjen e ka dhënë dhe është përgjigjur në secilën pyetje.” – ka deklaruar Qerkini.

Përveç Brestovcit, në lidhje me këtë rast janë intervistuar edhe shefi i Ndërtimeve në Komunën e Prishtinës dhe katër inspektorë të tjerë.

Intervistimet dyshohet se lidhen me disa ndërtime në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *