33 të ftuar, katër debutues dhe katër prej tyre s’zhvilluan asnjë minutë: Si i përdori Franco Foda yjet e Kosovës në Ligën e Kombeve?
Përzgjedhësi Franco Foda i ftoi plot 33 futbollistë të ndryshëm në kompeticionin e Ligës së Kombeve, ndërsa vetëm katër prej tyre nuk iu dha mundësinë për të zhvilluar minuta në fushë.
“Dardanët” e mbyllën ciklin e Ligës së Kombeve, për të përfunduar në vendin e tretë pas Austrisë dhe Irlandës, si dhe njëkohësisht siguruan qëndrimin në Ligën B.
Nga këto gjashtë ndeshje, Foda duket se e përdori këtë kompeticion për t’iu dhënë mundësi lojtarëve që të tregojnë vetën, ku nga 33 lojtarë, 29 prej tyre u paraqiten në disa ndeshje.
Faktikisht, portieri Visar Bekaj, mbrojtësit Leard Sadriu e Betim Fazliji si dhe sulmuesi i ri Enis Rexhepi, nuk zhvilluan asnjë minutë. Sa i përket djaloshit të Stuttgartit, ai nuk e kishte rastin si pasojë që FIFA nuk ia aprovoi me kohë dokumentacionin.
Sa i përket minutazhës, Mërgim Vojvoda dhe Ilir Krasniqi ishin të padiskutueshëm në të gjitha ndeshjet, për të zhvilluar secilin minutë të mundshëm (plot 540 minuta).
Nga gjashtë ndeshje i zhvilluan edhe Leon Avdullahu (481 minuta), Dion Gallapeni (481 minuta) dhe Fisnik Asllani (237 minuta), por këta Foda ndonjëherë i zëvendësoi ose në rastin e Fisit, shpesh e futi në lojë nga stoli.
Befasia më e madhe në këtë kompeticion, është se Amir Shaipi ka zhvilluar më shumë minuta (295) në krahasim me Aro Muric (245), gjë që lë të hapur mundësinë që portieri i Castillas të jetë zgjedhje e parë për të ardhmen.
Në këto kualifikuese kishte edhe katër debutues. Erblin Osmani dhe Dion Kacuri debutuan në muajin shtator/tetor, ndërsa Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus në nëntor.
Osmani zhvilloi vetëm një ndeshje, atë në shtëpi ndaj Irlandës, kurse Kacuri ishte titullar me Izraelin dhe u inkuadrua dy herë nga stoli. Kamberi në nëntor ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë duke luajtur dy ndeshje të plota, derisa Kurtulusit iu dha debutimi në minutën e 90-të në humbjen 3-0 nga Irlanda.
Sa minuta dhe sa ndeshje zhvilluan të gjithë lojtarët e Kosovës në këto kualifikuese të Ligës së Kombeve:
View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)
Çfarë vjen tani me radhë për Kosovën?
Kosova fillimisht më 6 dhjetor i mëson kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2028”, duke pasur një vend në vazon e tretë.
Në rast që Kosova bie në grup me pesë kombëtare atëherë kualifikueset do t’i fillojë në marsin e vitit 2027, ndërsa nëse më katër kombëtare, atëherë do t’i nisë në shtator.
Më i rëndësishmi është fakti që Kosova nuk do të luajë me Shqipërinë në të njëjtin grup kualifikues.
Përndryshe, “Dardanët” në mars do të kenë edhe ndryshime në skuadër, ngase do të rikthehen nga lëndimet dy mbrojtësit Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova, si dhe ylli i ekipit Florent Muslija. Të mos harrojmë edhe faktin që edhe përforcimi më i ri, Lutfi Dalipi do të jetë në dispozicionin e teknikut gjerman./ Telegrafi /
