TË FUNDIT

Nesër ndërprerje të energjisë elektrike në Tetovë dhe disa fshatra përreth

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat përreth.

Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 15:00**, pa energji elektrike do të mbeten Stacioni i Autobusëve në Tetovë, objekti i “Medikinska Plastika”, “Lidl”, ish-objekti i “Makedonija Tabak” dhe “Palma Mall”.

Nga ora 08:45 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në HEC-in “Bistrica”.

Ndërkaq, nga ora 08:55 deri në 10:30, pa energji elektrike do të mbeten këto vendbanime: Vratnica, Bellovishti, Jazhinca, Orashja, Nerashti, Staro Sello, Gllogja, Dobroshti, Tearca, Përshevca, Brezna, Përca, Odri, Jegunovca, Rotinca, Podbregja, Jançishta, Prelubishta, Kopanca, Tudenca, Nepreshteni, Leshka dhe Sllatina.

Ndërprerje të tjera janë paralajmëruar nga ora 09:00 deri në 14:00**, në këto lokacione:

– Tetovë: ndërtesat e reja përballë shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”, Prelubishtë, objektet përgjatë rrugës nga qendra në drejtim të xhamisë, Stençë dhe Vollkovë, përfshirë objektet “New Country”, “Bashkim Tours” dhe pompa e ujit në Bllacë.

Xhepçisht: ojektet në afërsi të furrës “Pashtriku”, përgjatë rrugës rajonale.

Gjithashtu, nga ora 09:45 deri në 13:45, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në objektet përreth rrugëve “Proleterska” dhe “Sarajevska” në Tetovë.

Qytetarët dhe bizneset në këto lokacione këshillohen që t’i marrin parasysh oraret e paralajmëruara dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me ndërprerjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *