TË FUNDIT

Njoftim i ri për shoferët: Gjobë 100 euro nëse nuk e paraqitni ndryshimin e numrit brenda 3 ditëve

Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit të telefonit ose adresës elektronike brenda tri ditësh. Ky është një nga detyrimet e parapara në ndryshimet e propozuara të Ligjit për Automjetet. Sipas propozimit, ndryshimi duhet të paraqitet në një stacion të autorizuar për kontroll teknik

Ndryshimet parashohin edhe vendosjen e ngjitëseve elektronike në automjete, përmes të cilave policia do të mund të kontrollojë vlefshmërinë e regjistrimit, sigurimit dhe kontrollit teknik. Për heqjen, dëmtimin ose bartjen e ngjitëses në një automjet tjetër parashihet gjobë prej 500 eurosh. Megjithatë, ndryshimet ende janë në procedurë kuvendore dhe nuk kanë hyrë në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *