TË FUNDIT

67 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24 orëve, 19 persona të lënduar

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e përgjithshëm të statistikave për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar gjithsej 67 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave zyrtare, 19 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 48 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 1.606 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Ndërkohë, në kuadër të aktiviteteve policore janë arrestuar 18 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë duke vuajtur dënimin.

Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *