Inteligjenca amerikane: Irani po harton plane për sulme në Uashington, dyshohet përdorimi i armëve kimike
Irani po shqyrton disa skenarë për të goditur zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump në Uashington, përfshirë përdorimin e një bombe të pistë ose të armëve kimike. Lajmi raportohet nga CNN, duke iu referuar shtatë zyrtarëve të inteligjencës amerikane.
Sipas burimeve, planet e interceptuara nga shërbimet amerikane janë të detajuara dhe përmbajnë vendndodhje dhe objektiva konkrete. Megjithatë, deri më tani nuk ka të dhëna se Teherani ka marrë një vendim për të ndërmarrë një sulm të menjëhershëm.
Zyrtarët amerikanë i kanë interpretuar këto informacione si një shenjë të përshkallëzimit të mundshëm të qëndrimit të Iranit. Gjatë javës së fundit janë zhvilluar disa takime në Uashington për të diskutuar mënyrat e përballimit të kësaj kërcënimi.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po monitoron të gjitha kërcënimet e mundshme, por se aktualisht nuk ka kërcënime të besueshme nga Irani.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka përjashtuar mundësinë që lufta me Iranin të kthehet në një konflikt afatgjatë, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të përfshihet në një luftë që zgjat 10 apo 15 vjet, por as në një angazhim dyvjeçar.
