“Të pres jashtë”, Rroni i dërgon dron me mesazh dashurie Norës në Big Brother VIP Kosova 5
Rroni, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili u eliminua nga gara, ka bërë një gjest të veçantë për Norën, banoren me të cilën kishte krijuar një afërsi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Ai ka vendosur ta surprizojë atë nga jashtë, duke i dërguar një dron me një mesazh mbështetës, të shoqëruar edhe me fishekzjarre.
Në mesazhin që u shfaq përmes dronit shkruhej: “Nora, vazhdo deri në fund, të pres jashtë, RRONI”.
View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
Ndërkohë, ish-banori ka publikuar edhe një video të këtij momenti në llogarinë e tij në TikTok, ku ka ndarë edhe disa fjalë drejtuar Norës.
“Shpresoj që kjo të të ketë bërë të buzëqeshësh, pas gjithë ditëve të vështira që ke kaluar së fundmi”, ka shkruar Rroni në anglisht.
Ky gjest vjen pas afrimitetit që dyshja kishte krijuar gjatë aventurës së tyre në “Big Brother VIP Kosova 5”, raport i cili ishte komentuar edhe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë.
Me këtë surprizë, Rroni ka treguar se vazhdon ta mbështesë Norën edhe pas largimit të tij nga gara, ndërsa mbetet të shihet se si do të reagojë ajo ndaj këtij mesazhi. /Telegrafi/
