TË FUNDIT

Filloi gjykimi për ish-kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi

Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Prokuroria e akuzon Arifin për keqpërdorim të financave publike gjatë mandatit të saj si kryetare e komunës si dhe për lidhjen e kontratave për shërbimet e dhëna ndaj komunës.

Gjykatësi i lëndës Rexhep Musa, fillimisht konstatoi praninë e dëshmitarëve dhe të pranishmëve, ndërsa më pas vazhdoi seancën me dëgjimin e dëshmitarëve dhe marrjen e tyre në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *