Irlanda – Kosova, formacionet zyrtare
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Aviva” të Dublinit përballë Irlandës, në ndeshjen vendimtare për vend të dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë tri ndryshime nga ndeshja e kaluar me Izraelin.
Kosova do të paraqitet me sistemin 5-3-2.
Në portë është kthyer Arijanet Muriq, ndërsa do të paraqitet me pesë mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Lindrit Kamberi dhe Dion Gallapeni.
Në mesfushë janë: Lindon Emërllahu, Elvis Rexhbeçaj e Leon Avdullahu, ndërsa në sulm Fisnik Asllani e Vedat Murqi. Asllani zëvendëson Milot Rashicën, kurse Rexhbeçaj e Emërllahu në vend të Edon Zhegrovës të lënduar dhe Veldin Hoxhës të suspenduar.
Kosova aktualisht mban pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e vendit të tretë. Kosovës i mjafton edhe një barazim në Dublin për ta siguruar vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në plejofin për ngjitje në Ligën A. Gjithashtu e siguron vazon e dytë për kualifikim në Evropianin 2028.
