30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin nga Ohri që rrahu dhe mbajti të mbyllur të dashurën e tij
Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tre vepra penale pasi më parë kishte rrahur të dashurën e tij, 26-vjeçaren Sarë, në Ohër.
Ndërsa ushtronte dhunë, sipas Prokurorisë, Koraboski e mbylli atë në mënyrë të paligjshme, e sulmoi fizikisht, e lëndoi fizikisht dhe i kërcënoi sigurinë.”Gjatë ditës, me qëllim hetimin e incidentit, prokurori publik ndërmori disa veprime. Pala e dëmtuar u ekzaminua në prani të shërbimeve sociale dhe u urdhërua dhe u krye një ekspertizë për llojin dhe natyrën e lëndimeve të saj”, njoftojnë nga Prokuroria./Telegrafi/
