TË FUNDIT

Bashkim Smakaj dënohet me 12 muaj burgim nga Specialja, por lirohet pasi i llogaritet paraburgimi

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakajt, duke e dënuar me 12 muaj burgim në rastin ku akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Por, meqenëse ka qenë në paraburgim në periudhë më të gjatë se kjo, lirohet menjëherë pas seancës.

Bashkë me të akuzoheshin ish-presidenti Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Aktgjykimi ndaj Smakajt u shpall të martën nga gjykatësi Christopher Gosnell.

Bashkim Smakaj akuzohej me një akuzë për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe me një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës.

Gjykatësi Christopher Gosnell e shpalli fajtor Smakajn për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” me anë të veprimit të përbashkët, sipas pikës 12 të aktakuzës.

Po ashtu, ai u shpall fajtor për “Mosbindje ndaj gjykatës” sipas pikës 13 të aktakuzës.

Ndaj Smakajt, u shpall dënim unik me 12 muaj burgim. Por, meqenëse ka kaluar në paraburgim periudhë më të gjatë sesa dënimi i shqiptuar, dënimi i tij konsiderohet i shlyer dhe do të lirohet pas kësaj seance.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *