TË FUNDIT

Asgjë e papritur e “pa dashje” nga Marta Kos…!

Më 16 nëntor 2026 nisi punimet Forumi i Dytë i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Ky Forum u zhvillua nën temën, më shumë propagandistike sesa të sinqertë, “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Në të morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës, artistë, të rinj dhe ekspertë të politikave. Megjithatë, Kosova, jo “pa dashje”, nuk ka pasur përfaqësues në këtë veprimtari…!? Në prag të Forumit, jo rastësisht, por sipas skenarit, nënkuptueshëm të miratuar nga Marta Kos, si drejtuese, u ekzekutua edhe melodia e këngës nacional-shoviniste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën!? Pavarësisht se si mund t’i justifikojnë vetveten Marta Kos dhe Ursula von der Leyen, ky veprim është skandaloz…! Përkëdhelës dhe servilizues ndaj Serbisë dhe provokues e diskriminues për Kosovën. Nuk mund të mendohet se Marta Kos nuk ka pasur dijeni paraprake, mbështetur edhe te fakti se ishte pikërisht grupi slloven “Kapobanda” që e ka interpretuar këngën serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Ky akt është kritikuar edhe nga ndërkombëtarë të BE-së. Kështu, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka shkruar në platformën X: “Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës,… një gafë jashtëzakonisht e papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”!

Një informacion konciz për këtë këngë…

Kjo këngë nis me vargun “Sa Kosova zora sviće”, që në shqip përkthehet “Nga Kosova zbardh agimi”. Ajo është bërë e njohur më shumë përmes refrenit “Oj Kosovo, Kosovo” dhe është një prej këngëve që lidhet drejtpërdrejt me narrativën historike dhe nacionaliste të Serbisë për Kosovën. Është krijuar në vitin 1989 nga kompozitori dhe këngëtari serb Ljubomir Ljuba Manasijeviq, në kuadër të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës të vitit 1389. U regjistrua në vitin 1990, ndërsa më vonë u bë hit në manifestime nacionaliste serbe, në programe muzikore nëpër radio dhe televizione të ish-Jugosllavisë e të Serbisë… Në tekstin e saj përmenden Graçanica, Vidovdani, princi Lazar dhe Millosh Obiliqi, figura të rëndësishme të traditës epike dhe fetare serbe. Por mesazhi politik bëhet edhe më i drejtpërdrejtë në vargjet ku thuhet se “Kosova është tokë e tyre dhe se nuk do ta dorëzojnë…”!?

Një variant i kësaj kënge është publikuar më 27 qershor 2022 nga këngëtarja serbe Danica Crnogorčević, në bashkëpunim me grupin etno “Gorica”, me rastin e Vidovdanit. Në prezantimin e këngës, ajo kishte përfshirë edhe një mesazh të mitropolitit Amfilohije, ku Kosova cilësohej si “zemra e zemrës” së popullit serb dhe si vend prej të cilit serbët nuk mund të heqin dorë.

Në këtë kontekst, interpretimi i një kënge me mesazhe të tilla për Kosovën ngre pikëpyetje të mëdha për paanshmërinë politike të përzgjedhjes së repertorit artistik në një veprimtari të BE-së, që synon të promovojë bashkëpunimin dhe afrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor…!?

Marta Kos është distancuar nga përzgjedhja e këngës dhe ka shprehur keqardhje. Por kjo nuk i mbyll pikëpyetjet mbi figurën dhe përgjegjësinë e organizatorëve dhe tendencën proserbe, kur bëhet fjalë për Kosovën.

Një informacion i shkurtër për karrierën politike të Marta Kos…

Marta Kos ka lindur më 28 qershor 1965. Ajo mban postin e komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim që nga viti 2024, duke pasuar në këtë detyrë Oliver Varhelyi. Gjatë karrierës së saj diplomatike, ajo ka shërbyer si ambasadore e Sllovenisë në disa vende, edhe në Gjermani dhe Zvicër. Pikërisht gjatë mandatit në Berlin, ajo u njoh me Ursula von der Leyen, e cila në atë kohë ishte ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Mandati i saj si ambasadore në Zvicër përfundoi në vitin 2020, kur ajo dha dorëheqje “për mospajtime me politikën e jashtme të qeverisë”. Dorëheqja e saj lidhej edhe me mënyrën se si drejtonte ambasadën në Bernë, pas ankesave të disa punonjësve për stilin e menaxhimit.

Përveç këtyre posteve, Kos ka shërbyer edhe si ambasadore e Sllovenisë në Letoni dhe në Lihtenshtajn.

Në politikën e brendshme sllovene, ajo ishte nënkryetare e partisë Lëvizja e Lirisë. Në vitin 2022 shpalli kandidaturën për presidente të vendit, por gjatë fushatës zgjedhore, ku ia kujtuan edhe angazhimin në UDB gjatë viteve të rinisë, u tërhoq nga gara dhe më pas u largua edhe nga partia, duke deklaruar se “ajo nuk ishte më partia e saj”.

Pas një martese 16-vjeçare, ajo u divorcua nga bashkëshorti i parë dhe aktualisht është e martuar me Henri Getaz, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë. Vëllai i saj, Drago Kos, është një nga ekspertët më të njohur sllovenë në fushën e luftës kundër korrupsionit…

Siç është shkruar në gazeta e rrjete sociale dhe është parë në televizione, në rininë e saj Marta Kos ka qenë e lidhur me UDB-në. Këtë ia kanë kujtuar edhe këtë vit (edhe në javën e dytë të marsit 2026) në Lubjanë, në Parlamentin slloven, si dhe në Bruksel, në Parlamentin Evropian!!! Pra, mund të mendohet se shoqja-zonja Marta Kos mund të ketë nostalgji nga vitet e rinisë si agjente e rekrutuar apo misionare vullnetare e UDB-së!

Akuzat ndaj Marta Kos u rikthyen në qendër të vëmendjes më 10 mars të vitit 2026, pas promovimit të librit "Komisionerja" të autorit slloven Igor Omerza në ambientet e Parlamentit Evropian dhe me iniciativën dhe përkujdesjen e eurodeputetes sllovene Romana Tomc (anëtare e Partisë Popullore Evropiane). Sipas Omerzës, emri i Marta Kos figuron në regjistrat e UDBA-s me numrin 14.000 dhe numrin personal 05448. Studiuesi pretendon se këto të dhëna tregojnë një lidhje të saj me shërbimin sekret dhe ka sfiduar publikisht komisioneren që ta padisë nëse pretendimet e tij nuk janë të vërteta. Po në mars të vitit 2026, Tomc deklaroi se kishte siguruar dokumente të tjera që, sipas saj, ngrenë dyshime mbi deklarimet e mëparshme të komisioneres. Ajo i dërgoi një letër Komisionit Evropian, duke kërkuar që çështja të shqyrtohej.

Komisioni Evropian, më shumë për të fshehur dhe minimizuar subjektivizmin, preferencializmin, përgjegjësinë e tij dhe “duke harruar” spastrimet masive në arkivat e ish-Jugosllavisë, i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se "Kos ka kaluar një proces të plotë verifikimi gjatë nominimit të saj dhe se Komiteti për Çështje Juridike i Parlamentit Evropian nuk ka gjetur asnjë konflikt interesi…"!?

Nuk mund të përjashtohet edhe dyshimi se kjo përgjigje jobindëse mund të jetë imponuar edhe nga Ursula von der Leyen, edhe ajo vetë me kritika, akuza dhe padi ligjore për rastin apo skandalin disa miliardësh PfizerGate, si dhe me miqësi të hershme me Marta Kos.

Pas kësaj mbrojtjeje dhe mbështetjeje, sidomos nga SHEFJA, si dhe nga bindja e sigurt se dosja e saj në Beograd është zhdukur bashkë me 17.000–20.000 mijë të tjerat për Slloveninë nga fundi i viteve 1990 apo më vonë, ishte e pritshme që Marta Kos të bënte engjëllushen apo “të virgjërën”!? Ajo i ka cilësuar akuzat ndaj saj si “dezinformata” dhe "si një instrument i përdorur për beteja të brendshme politike në Slloveni…"!? Pretendimet u rikthyen gjithashtu në muajt e parë të vitit 2026, në sfondin e zhvillimeve politike dhe zgjedhore në Slloveni, ku opozita dhe aktorë të ndryshëm politikë përdorën çështjen e dosjeve të ish-UDB-së për të hapur debate rreth të kaluarës së figurave publike, mes të cilëve edhe për Marta Kos.

Ky libër është i mbushur me fakte e dokumente arkivore dhe jo me sajesa e trillime. Sipas këtij libri, jepen arsye të bollshme për të dyshuar apo për të menduar se Marta Kos është ndihmuar më shumë nga vitet e rinisë në UDB dhe nga miqësia me Sorosët sesa nga niveli i spikatur arsimor e profesional për të bërë karrierë në nivele të larta partiake e në diplomaci…!

Pas këtij debati, kryeministri slloven, Janez Janša (SDS), i kërkoi Serbisë që t’i dorëzojë vendit të tij arkivat e UDB-së, domethënë pjesën e mbetur pas “zhdukjes” apo “djegies” së rreth 17-20 mijë dosjeve!? Nënkuptueshëm, të gjitha sa janë për individë me karriera partiake e politike në struktura të larta, si dhe qytetarë të rangjeve më të ulëta në institucione qeverisëse dhe shtetërore. Mbi të gjitha, që këto dokumente arkivore të jenë "bio", origjinale e jo tepër të seleksionuara e të redaktuara nga censorë qeveritarë të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, në fund të viteve 1960, 1980 e më vonë, për të spastruar nga bashkëpunimi inkriminues figura në poste e detyra me rëndësi në Slloveni, në shërbimin diplomatik, në NATO dhe BE, që i duhen shumë Serbisë, edhe për një kohë të gjatë…!

Sot është caktuar mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës së re të Parlamentit të Serbisë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor 2026, Lista Studentore në Serbi arriti të sigurojë 53,01%…

Letër publike drejtuar Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos E nderuar zonja Kos, Në mbrëmjen hapëse të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, më 15 nëntor 2026, në…

Korrupsioni është ryshfeti i paligjshëm i zyrtarëve me para, mallra ose shërbime me qëllim fitimin e një avantazhi.Korrupsioni (fjalë për fjalë: prishje) përdor mjete të tilla si mashtrimi, ryshfetet, kërcënimet, zhvatja,…

Qeveria e Kosovës vendosi të hënën të ndalojë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike me ndërmarrjet që kanë seli, kompani amë ose pronarë të lidhur me Serbinë. Vendimi është përgjigje ndaj…

Interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel i tejkalon kufijtë e një skandali kulturor, duke treguar se kjo është një çështje politike dhe e…

Më 15 nëntor 2026, në Bruksel, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, interpretimi instrumental i këngës “Oj Kosovo, Kosovo” krijoi një kundërthënie ndërmjet mesazhit të…

Kuvendi i ri i Serbisë konstituohet të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, dhe për herë të parë pas 14 vjetësh shumicën nuk e ka kampi i Aleksandar Vuçiqit. Lista Studentore hyn në sallë me 140 nga 250 deputetë…

A mund të quhet promovim i bashkimit të kulturave evropiane një koncert ku interpretohet melodia e një kënge serbe që Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë dhe përcjell mesazhe nacionaliste e pretendime territoriale ndaj shtetit të…

Kjo për shkak të situatës së përgjithshme delikate politike, diplomatike dhe të sigurisë në botë, Brukseli duhet të shqyrtojë mundësinë e një iniciative të veçantë politike për shtetet kandidate për…

Interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 15 nëntor 2026, shkaktoi reagime të fuqishme politike dhe diplomatike nga…

Edi Rama u doli borxhit shqiptarëve edhe me librin e tij "Kurbani", 2011…! Përveç me Gërdecin, më 15 mars 2008 dhe me 21 janarin 2011, mund të mendohet dhe llogaritet se Edi Rama i paralajmëroi shqiptarët për çka…

Koalicioni Shqiptar fitoi dy ulëse në Kuvendin e Serbisë. Bashkimi i tetë subjekteve politike dëshmoi se bashkërendimi është i domosdoshëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve, por rezultati mbeti nën synimin prej tri…

Në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, nuk është vetëm…

Heshtja diplomatike nuk është neutralitet Në marrëdhëniet ndërkombëtare, shtetet nuk maten vetëm me atë që deklarojnë, por edhe me atë që bëjnë, me kohën kur reagojnë dhe me aftësinë për t’i…

Brenda një dite, fituesit e zgjedhjeve në Serbi trokitën në dy dyer që nuk shkojnë bashkë. Përfaqësuesit e Listës Studentore u takuan në Beograd me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, dhe me ambasadorin rus,…

Në asamblenë e PS kryeministri foli shumë për atë që në raportin e Komisionit Europian përmendet si Traktati i Anltarësimit. Ky togfjalësh përdoret për herë të parë. Dhe këtë përmendje Rama e shiti dje si…

Debati ka vdekur. Dhe kjo nuk është thjesht një shprehje metaforike, por një nga simptomat më shqetësuese të krizës së mendimit kritik në shoqërinë tonë. Dikur, debati ishte hapësira ku përplaseshin idetë, ku…

Situata e krijuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me dy ushtrues detyre të rektorit, është një zhvillim që tejkalon një mosmarrëveshje të zakonshme administrative. Kjo ngre shqetësime serioze për…

1. SHQIPËRIA: NGA PROTESTA Për të kuptuar epilogun e protestave në Shqipëri dhe Kosovë, duhet të analizojmë jo vetëm pakënaqësinë qytetare, por edhe raportet ndërmjet pushtetit, opozitës, shoqërisë civile,…

Të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallin aktgjykimin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi brenda dy muajsh. Këtë herë gjykohet ajo që prokuroria thotë se…

Një shqetësim dhe brengë e jona e përbashkët, që duhet të na mundojë të gjithëve, si komb dhe si shoqëri në përgjithësi! Të gjitha eksodet dhe shpërnguljet, në të gjitha kohërat dhe etapat historike,…

Ligji i imponuar për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë është kthyer mbrapsht nga ana e presidentes Shiroka-Pula për t’u rishqyrtuar në Kuvend. Prej disa ditësh grupet parlamentare diskutojnë, por nuk merren vesh për…

Në traditën dhe kulturën shqiptare, mikpritja dhe mirënjohja nuk kanë qenë kurrë thjesht zakone kalimtare, por shtylla të shenjta mbi të cilat është ndërtuar vetë qenia jonë kombëtare. Historia na ka mësuar se një…

Që në fillim më duhet ta sqaroj se, për mua si sociolog, dokumenti ku evidentohet qëndrimi i opozitës serbe ndaj Kosovës nuk mund të ndëlidhet vetëm me shpresën si synim e ambicie se ata do të jenë më liberalë, por edhe me…

Krahina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në funksion të artikulimit të një platforme të përbashkët politike, duhet domosdoshmërisht të dëshmojë unitet, harmonizim të qëndrimeve dhe konsensus politik ndërmjet…

Kryeministri Edi Rama u kërkoi të shtunën socialistëve, në Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, të votonin përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit, ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Jashtme, si dhe të Plarent…

Sigurisht, po i ndjek me shqetësim të shtuar revoltat studentore, në fakt zemërimin e mbarë-shqiptarëve kundër elitës së Tiranës, në fakt sekt-zullumqarësh, që në 35 vite, privatizuan politikën, përmorën…

I. Rinia në shesh, intelektualët në dilemë dhe përgjegjësia morale e një kombi. Ka çaste në historinë e një kombi kur vlera e individit nuk matet më me titujt që mban, diplomat që zotëron, postet që ka ushtruar apo…

Kraja vazhdon të jetojë përmes traditës kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve .Andaj mos thoni se Kraja po braktiset, po vetmohet apo po harrohet! Dita e sotme dëshmoi të kundërtën. Rruga kryesore e saj ishte mbushur me vizitorë…

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë po dëshmojnë intensifikimin e një konkurrence shumëdimensionale ndërmjet dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, e cila, përtej marrëdhënieve ndërpersonale dhe dallimeve…

Profili i personalitetit të zgjedhur nga populli, me emrin deputet, ka një domethënie shumëdimensionale për një shoqëri demokratike dhe të avancuar. Dikur, deputeti zgjidhej me votën e popullit nga regjioni i caktuar, ku qytetarët, në…

Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq. Sovraniteti i saj është i kërcënuar nga regjimi i korrupsionit, vjedhjes dhe tradhtisë. Shqipëria sot është kapur dhe është marrë peng nga politika dhe oligarkia. Realiteti vërteton se…

Ishte kohë burrash të mëdhenj në muajin e Shenjtë të nëntorit; dritëdhënës vizionarë dhe trima atdhetarë, të frymëzuar nga shpirti i pavdekshëm i GJERGJ KASTRIOTIT, Simbolit tonë Hyjnor. Sot, 118 vite më…

Pas gati 12 orësh punë, seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre të premten mbrëma për mungesë kuorumi. Në sallë kishin mbetur vetëm 38 deputetë, dhe ligji që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale mbeti pa u votuar për…

Përkthim, përshtatje dhe riformulim i materialit Evropa po përballet me një dilemë gjithnjë e më serioze të sigurisë: si ta forcojë aftësinë ushtarake për të parandaluar agresionin rus, pa rrezikuar që një konflikt…

Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bëjë edhe disa korrigjime kushtetuese për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj RMV: – Nëse shqiptarët janë 20 %, në…

Në historinë e popujve të Europës, pak kombe kanë kaluar nëpër udhëkryqe aq të trazuara historike e fetare sa kombi shqiptar. E megjithatë, përballë perandorive që synonin ta tjetërsonin dhe ta përçanin nga brenda,…

Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, duket se telefoni i kuq ende nuk ia ka lëshuar vendin telefonit të kaltër. Kjo është metafora që shpreh një paradoks të madh të kohës sonë. demokracia u shpall…

Centralizimi politik përcakton se cili nivel i qeverisjes mban autoritetin përfundimtar. Kuptimi i tij kërkon vëmendje ndaj pushteteve, autonomisë territoriale dhe kontrollit të pushtetit. Kur një vendim publik prek një vend të tërë, kush e ka…

Dhuna seksuale e përdorur sistematikisht gjatë luftës në Ksovë mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë moderne europiane. Mijëra gra dhe vajza përpara se të detyroheshin të linin vatrat e tyre gjatë…

Në politikën ndërkombëtare, paraqitja publike e një kryeministri në konferenca prestigjioze, forume ekonomike, panaire, samite dhe tubime ndërkombëtare është pjesë e rëndësishme e diplomacisë…

Kuvendi i Kosovës pritet të vendosë sot nëse do ta rimiratojë pa asnjë ndryshim ligjin që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale. Është i njëjti ligj që presidentja Justina Shiroka-Pula ua ktheu deputetëve me kërkesë të…

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot, si pikë të fundit të seancës që vazhdon nga ora 11:00, për rikonfirmimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që e miratoi më 6 tetor. Kërkesën e bëri…

Shkupi po grumbullon kriza për nesër. Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë të ndjeshme politike, ku deklaratat, përplasjet dhe vendimet e papërgjegjshme mund të prodhojnë pasoja shumë më të mëdha sesa interesat e…

Rasti i Alta Bankës, i nisur si krizë bankare në Beograd pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, është kthyer në Maqedoninë e Veriut në përplasjen më të ashpër të kësaj vjeshte mes dy partive kryesore shqiptare….

Ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i largët, një parashikim teorik apo një shqetësim që u përket vetëm studiuesve të atmosferës dhe ekologjisë. Ato janë shndërruar në një realitet që prek…

Politikani republikan me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, ka fituar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….

Me shqetësim të thellë, zhgënjim dhe dhimbje…

Protestat qytetare në Shqipëri e Kosovë dhe sfida e legjitimitetit demokratik

Thaçi para aktgjykimit të dytë: çfarë vendoset të martën në Hagë

Një universitet, dy rektorë!

Serbia pas Vuçiqit: A do të ketë ndryshime të politikës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve?

Asgjë e papritur e “pa dashje” nga Marta Kos…!

Lista Studentore në Serbi – frymë e re apo vazhdimësi e së vjetrës

Zonja Marta Kos, mos u bëni pjesë e problemit anti-Kosovë!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

Keisi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në mbrëmjen e kaluar, të organizuar me temën “Celebrating Love…

Ylli i muzikës dhe aktrimit, Jennifer Lopez, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet provokuese dhe elegante. Artistja…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *