Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Specialja merr vendim edhe për Smakajn, Fazliun, Kilajn e Kuçin
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht.
Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.
