TË FUNDIT

Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte më shumë bashkëpunim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën për deminimin e Ukrainës, të mbajtur në Bruksel, ka prezantuar kontributin e Kosovës në pastrimin e minave dhe mbështetjen për Ukrainën.

Ai bëri të ditur se që nga viti 1999, Kosova dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë pastruar 62 milionë metra katrorë tokë, kanë shkatërruar 93 mijë mjete shpërthyese dhe u janë përgjigjur afro 10 mijë thirrjeve për asgjësimin e tyre.

Maqedonci theksoi se Kosova ka trajnuar 146 pjesëtarë të institucioneve ukrainase në fushën e deminimit, si dhe ka ofruar dy pako mbështetëse ushtarake dhe ka kontribuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në Britani.

Ai shprehu gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës, duke theksuar se njohja e Kosovës nga Ukraina do të lehtësonte bashkëpunimin mes dy vendeve.

Fjala e plotë e ministrit të Mbrojtjes:

Adresimi im në Bruksel në kuadër të Ukraine Mine Action Conference (UMAC) organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina, në partneritet me Mbretërinë e Belgjikës

Shkelqësia juaj, Kryeministër, ministra, zonja dhe zotërinj.

Që nga viti 1999, Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë pastruar 62 milionë metra katrorë tokë, kanë shkatërruar 93 mijë mjete shpërthyese dhe u janë përgjigjur afro 10 mijë thirrjeve për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

Kjo përvojë është fituar pa asnjë pjesëtar të FSK-së të lënduar gjatë operacioneve të pastrimit të minave dhe mjeteve të pashpërthyera.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Ukrainën dhe, si pjesë e Koalicionit për Deminim, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Forca e Sigurisë së Kosovës ka trajnuar shtatë grupe, gjithsej 146 pjesëtarë të Policisë Kombëtare, Gardës Kombëtare dhe Shërbimeve të Emergjencës së Ukrainës.

Republika e Kosovës ka ofruar gjithashtu dy pako mbështetëse ushtarake, ka kontribuar për dy vjet në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar për trajnimin e rekrutëve ukrainas, si dhe ka pritur gazetarë ukrainas.

Kosova është e gatshme të kontribuojë me ekspertizën e saj në fushën e deminimit për rimëkëmbjen e Ukrainës pas konfliktit, por edhe në faza të tjera, kur të vendosim bashkërisht për një gjë të tillë.

Njohja e Kosovës nga Ukraina do të na ndihmonte dhe do të na mundësonte të bënim më shumë në mbështetje të Ukrainës, pa pasur nevojë të përballemi me procedura dhe pengesa, të cilat mund t’i quajmë të panevojshme.

Kjo mund të mos jetë drejtpërdrejt e rëndësishme për këtë konferencë, por krahas mbështetjes së drejtpërdrejtë për Ukrainën, duhet të jemi dhe të mbetemi vigjilentë ndaj përpjekjeve të Rusisë për ta zgjeruar dhe ruajtur ndikimin e saj në Evropë dhe brenda kufijve gjeografikë të Bashkimit Evropian.

Fatkeqësisht, sot në Serbi vazhdon të jetë i pranishëm ndikimi rus. Ende ekzistojnë institucione ruse që mbajnë kontakte, komunikojnë dhe bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë.

Ato gjithashtu vazhdojnë të jenë të angazhuara në mbështetjen e mbrojtjes civile dhe aktiviteteve të tjera në Serbi.

Besoj se zvogëlimi dhe pengimi i pranisë ruse në Evropë, apo brenda kufijve evropianë, do ta ndihmonte gjithashtu Ukrainën dhe sigurinë e Evropës.

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas publikimit të programit të Listës Studentore në Serbi, në të cilin kundërshtohet pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare. Mekuli e ka krahasuar…

Erërat e forta të ditëve të fundit, shkaktuan ndërprerje të rrymës në disa zona të Kosovës. Si rezultat, për mungesën e energjisë një numër ankesash kanë përfunduar në adresë të Kompanisë…

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 27 tonëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës B1. Sipas njoftimit të…

Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, ka kritikuar Brukselin zyrtar për mos njohje të progresit të arritur në procesin e anëtarësimit të vendit në familjen e madhe evropiane. Edhe pse ka aplikuar për anëtarësim…

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2%, pasi analizat laboratorike në Kosovë dhe Austri kanë konfirmuar tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1,…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku, thotë që pret që gjatë kësaj jave të thirret seanca për rivotimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në reagimin e saj,…

Dogana e Kosovës ka realizuar mbi 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të…

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe e ka cilësuar si të vonshëm kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti. Në një intervistë…

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka zhvilluar një takim me Menaxherin e Programit Rajonal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Predrag Sofranac. Takimi u mbajt në kuadër…

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet…

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën 15:00, për të diskutuar lidhur me propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës. Sipas njoftimit, mbledhja do të…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Eevamari Laaksonen. Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e…

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është përplasur publikisht me aktivisten e shoqërisë civile në Beograd, Bojana Selakoviq, pas skandalit në Bruksel, ku gjatë një koncerti në mbrëmjen hapëse të…

Prokuroria Themelore në Gjakovë ngriti aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K. Sipas aktakuzës, të pandehurit më 5 qershor 2026 në Gjakovë, në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes, kanë…

Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me ndalimin e klientit të tij, Hashim Miftari, i dyshuar për dëmtim të pronës, pas rastit kur një lopë kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore në Graçanicë Gashi ka kritikuar…

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se në dhjetë vjetët e fundit, në Kosovë janë regjistruar mbi 118 mijë biznese. Ai në hapje të Javës Globale të Ndërmarrësisë ka thënë se vitin e kaluar eksporti i shërbimeve…

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin A.B., i cili ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore…

Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përballet me mundësinë e një dënimi tjetër nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Më 17 nëntor, gjykata do të shpallë…

Ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, deklaron se kriza aktuale energjetike në Kosovë mund të ishte shmangur nëse do të vazhdoheshin projektet për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike dhe…

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel. Kandiq…

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas këndimit të një kënge ultranacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së, ku Kosova paraqitet si trashëgimi e Serbisë. Gashi ka kërkuar sqarime nga Marta Kos për…

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit Albin Kurti nga mbledhja e Qeverisë, lidhur me vendimin për ndalimin zyrtar të blerjes së energjisë elektrike nga Serbia. Kurti ka bërë të…

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si varësi të shqiptarëve nga Serbia në aspektin ekonomik, energjetik, mediatik dhe kulturor Në një postim, Mekuli ka kritikuar Shqipërinë për importin e grurit nga…

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarve tjerë në…

Dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit të parë, me të cilin u dënua me 25 vjet burgim në shkallë të parë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të martën, do të përballet me një tjetër vendim të Gjykatës…

Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka reaguar pas këndimit të një kënge nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel. Përmes një postimi, Kyuchyuk ka thënë se Kosova meriton respekt të plotë dhe…

Hashim Thaçi ishte në paraburgim në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kur më 5 dhjetor 2024 iu dorëzua një aktakuzë e dytë. Kjo aktakuzë hapi një çështje të veçantë…

Gjykata e Lartë në Beograd nuk tregoi nëse Millan Radoiçiq e ka përmbushur detyrimin për t’u paraqitur në polici më 15 nëntor. Radio Evropa e Lirë ia drejtoi këtë pyetje edhe Policisë së Serbisë, por, deri në…

Institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur të hënën zyrën e tij në Mitrovicë të Veriut, me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në këtë institucion dhe ofrimit të mbështetjes për të…

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë, ku ka marrë një sërë vendimesh në sektorin e energjisë, si dhe ka miratuar disa projektligje e marrëveshje ndërkombëtare. Në fokus të mbledhjes ishte vendimi…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 11-të të Qeverisë ka folur për vizitat e tij zyrtare në Paris dhe Dublin, takimet me liderë ndërkombëtarë dhe rrugëtimin evropian e euroatlantik të Kosovës. Në adresimin…

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të monitorojë dhe të hetojë dallimet në çmimin e energjisë elektrike që paguajnë qytetarët në veri të Kosovës…

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, kanë pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, dhe gjyqtarin e kësaj gjykate, Agim Maliqi. Në fokus të takimit ishte…

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se ndërmarrjet publike KOSTT dhe KEK nuk kanë realizuar transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes aktuale, ndërsa ka siguruar se Qeveria do të marrë masa për të parandaluar rritjen e kostove…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë projektligje që synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Ato përfshijnë…

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka lansuar Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, e cila synon forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e ekspertizës profesionale dhe përmirësimin e transparencës në luftën kundër…

Komisionerja evropiane për Zgjerim, pas hapjes së Forumit për Zgjerim të BE-së në Bruksel, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së vendeve të reja në Union, duke e cilësuar këtë proces si mundësi për…

Qeveria e Kosovës e ka ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe të energjisë, për shkak të, siç tha, vendimit të Serbisë për t’i mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare për tregtim. Duke folur në…

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka cilësuar si skandaloze dhe tronditëse interpretimin e këngës nacionaliste serbe në koncertin e mbajtur para Forumit të Rritjes në Bruksel, duke kërkuar hetim të plotë për të zbardhur…

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet e identifikuara me origjinë nga Serbia, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se kjo masë vjen si kundërpërgjigje ndaj…

Islami e sheh deklaratën e zyrtarit serb si përpjekje për të ruajtur ndikimin e Beogradit në Kosovë dhe për të garantuar vazhdimësinë e politikës së deritashme ndaj institucioneve të vendit. Eksperti i sigurisë, Avni Islami,…

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi i ka dhënë dritën e gjelbër edhe…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, pas bllokimit të linjave ndërkufitare nga Serbia. Kraki ka ngritur…

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj skandalit në Forumin e Bashkimit Evropian. Profesor Krasniqi ka thënë se BE-ja me këto këngë nacionaliste serbe shpreh qëndrimin ndaj Kosovës. Sipas tij, BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT). Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi se…

​Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Përplasja për Rugovën, Gacaferi i kundërpërgjigjet ashpër Baton Haxhiut

Tahiraj i kujton Haxhiut takimet me Shërbimin Sekret Serb: Çfarë përfaqësonin këto kontakte..?

Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor demokratik

Incidenti në Bruksel dhe përgjegjësia diplomatike e Bashkimit Evropian

Kur Evropa flet për bashkim, por në skenën e saj jehojnë këngë që cenojnë Kosovën!

Një “Black Friday” politik nga Brukseli për shtetet kandidate për anëtarësim në BE

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

Modelja e njohur Miranda Kerr ka shprehur krenarinë e saj për angazhimin në bordin e organizatës bamirëse…

Aktorja Zendaya po dëshmon se grimi për sezonin e festave nuk ka nevojë të jetë i tepruar për të tërhequr…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *