POLITIKATË FUNDIT

Bajrami reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm.

Në një reagim në platformën X, Bajrami ka theksuar se aktiviteti ishte organizuar nga Komisioni Evropian, nën drejtimin e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas tij, interpretimi i kësaj kënge nuk mund të konsiderohet shkëmbim kulturor, pasi ajo përmban pretendime të qarta politike ndaj territorit të Republikës së Kosovës.

“Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Ai ka vlerësuar se përfshirja e kësaj kënge në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian, i cili synon të promovojë zgjerimin, unitetin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, është e papranueshme.

Ambasadori ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Marta Kos lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar repertori muzikor për këtë aktivitet.

Bajrami ka theksuar se Kosova pret të marrë përgjigje se kush ishte përgjegjës për përzgjedhjen e këngës dhe si ka mundur ajo të përfshihet në programin e një ngjarjeje zyrtare evropiane.

Në reagimin e tij, ai ka vënë në pikëpyetje edhe përputhshmërinë e këtij veprimi me vlerat evropiane dhe parimet që Bashkimi Evropian synon t'i promovojë në procesin e zgjerimit.

“Vlerat evropiane, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe besueshmëria e zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me ofrimin e një platforme për pretendime irredentiste kundër një vendi që aspiron anëtarësimin në BE”, ka theksuar Bajrami./Telegrafi.

At the opening concert of the EU Enlargement Forum in Brussels, organised by the European Commission under Commissioner Marta Kos, the Serbian nationalist song “Oj Kosovo, Kosovo” was performed.This is not cultural exchange. The song advances explicit political claims over the territory of the Republic of Kosova. Its inclusion in an official European Commission event dedicated to enlargement, unity and good-neighbourly relations is unacceptable.The Republic of Kosova expects an immediate clarification from the European Commission and Commissioner Kos on how this repertoire was selected and approved.European values, good-neighbourly relations and the credibility of EU enlargement cannot be reconciled with providing a platform for irredentist claims against an EU aspiring country. — Agron Bajrami (@AgronBajrami) November 15, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *