NATO anulon samitin e planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme
NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të reduktojë edhe numrin e takimeve të nivelit të lartë gjatë kësaj periudhe.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë mund të mbahet në vitin 2028, pasi është vendosur që takimi i planifikuar për vitin 2027 të mos zhvillohet.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se samitet e liderëve do të organizohen vetëm kur të konsiderohen të nevojshme.
Ndryshimet nuk kufizohen vetëm te takimi i liderëve. Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare nuk do të zhvillojnë takimin e planifikuar për tetor të vitit 2027.
Po ashtu, ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen vetëm një herë gjatë vitit të ardhshëm, në vend të dy takimeve që mbaheshin zakonisht.
Vendimi për reduktimin e takimeve të nivelit të lartë vjen në një periudhë tensionesh brenda Aleancës lidhur me shpenzimet për mbrojtjen, si dhe zhvillimet që lidhen me Iranin dhe luftën në Ukrainë.
Kështu, Shqipëria, e cila ishte paraparë të mirëpriste liderët e vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2027, mund të presë samitin e radhës në vitin 2028, sipas deklaratës së Ramës.
NATO will skip its planned 2027 leaders’ summit in Albania and reduce high-level meetings amid tensions over defense spending, Iran and Ukraine.Albanian Prime Minister Edi Rama said the next summit could take place in Tirana in 2028, while NATO chief Mark Rutte said summits would be held only when necessary. Defense ministers will also skip their October 2027 meeting, and foreign ministers will meet just once next year instead of twice. Source: AP — Clash Report (@clashreport) November 15, 2026
