TË FUNDIT

Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

Një burrë nga Karolina e Veriut, në SHBA, ka fituar 100 mijë dollarë në lotari, falë numrave që kishte zgjedhur së bashku me vajzën e tij.

Alvester Perry ka tregua se ai dhe vajza e tij, kanë një traditë të përbashkët të zgjedhjes së numrave të lotarisë.

Këtë herë, tradita familjare u solli një fitore të madhe.

Ai ka treguar se një pjesë të parave do t'i përdorë për të shlyer detyrimet e mbetura për shtëpinë e familjes, ndërsa pjesën tjetër do ta ruajë për të ardhmen e vajzës së tij.

Kështu, një traditë e thjeshtë mes babait dhe vajzës u shndërrua në një fitore që pritet t'i sjellë familjes më shumë siguri financiare. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *