TË FUNDIT

Sveçla pas arrestimit të Haraqisë: Lufta kundër drogës, e pandalshme dhe e pakompromis – çfarë dihet deri tani për operacionin “Heshtja”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit antidrogë "Heshtja", në të cilin u ndalua edhe ish-ministri i Kulturës Astrit Haraqija. Në një postim në Facebook, ai e ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Policisë, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorisë, duke e quajtur luftën kundër drogës "të vazhdueshme, të pandalshme dhe të pakompromis".

Sveçla nuk ka përmendur asnjë nga të arrestuarit me emër. Ai ka përsëritur bilancin e Policisë: gjashtë të dyshuar të arrestuar, rreth 1.6 kilogramë kokainë dhe asete me vlerë rreth 301 mijë euro. Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe hetimet profesionale janë thelbi i luftës kundër krimit të organizuar, ndërsa droga godet sidomos të rinjtë.

Gjashtë emrat dhe i dyshuari si drejtues

Gazeta Sinjali, duke iu referuar burimeve të veta, ka publikuar emrat e të arrestuarve. Krahas Haraqisë, në ndalim ndodhen Jeton Stanovci (42), Albana Xhemajli-Ramadani (26), Alban Maloku (30) dhe Gëzim Feka (38). E gjashta, Baftije Feka, kërkohej nga Policia dhe është arrestuar më pas.

Sipas të njëjtave burime, Stanovci dyshohet se kishte rol drejtues në grupin që hetohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës. Policia dhe Prokuroria nuk i kanë konfirmuar as emrat, as rolin që i atribuohet secilit, përfshirë ish-ministrin. Prokuroria nuk ka bërë të ditur as nëse do të kërkojë paraburgim për të ndaluarit, afati 48-orësh i të cilëve skadon të hënën.

Mbrojtja e Haraqisë: Bastisje pas mesnate

Arrestimin e Haraqisë e ka konfirmuar avokati i tij, Korab Bokshi, i cili mohon që klienti i tij të ketë lidhje me veprën penale për të cilën dyshohet. "Është e vërtetë që Astritin e kanë arrestuar mbrëmë", ka thënë ai për KALLXO.com, duke shtuar se Haraqija është intervistuar dhe se i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Sipas avokatit, hetuesit e kanë pyetur ish-ministrin për disa persona, një pjesë të të cilëve ai i njeh si figurë publike, e të tjerët jo. Banesa e tij është bastisur pas mesnate dhe aty, sipas raportimeve që citojnë mbrojtjen, janë marrë telefona dhe para, të cilat avokati thotë se janë kursime të fëmijëve. Bokshi këmbëngul se nuk është gjetur asgjë inkriminuese dhe ka paraqitur ankesë kundër vendimit për ndalim.

Burime të KALLXO.com brenda Policisë kanë thënë se rasti lidhet me shitjen e sasive të vogla të kokainës në Prishtinë.

Maybach, Porsche dhe ora Rolex

Aksioni "Heshtja" është realizuar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me AKI-në. Sipas Policisë, ai erdhi pas një hetimi të gjatë me masa të veçanta hetimore, i cili ka zbardhur dyshimet për një grup me "strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike", nga personat në nivel drejtues deri te shpërndarësit në rrugë.

Krahas kokainës, Policia ka sekuestruar marihuanë, tableta të dyshuara të ekstazisë dhe një substancë të panjohur. Janë marrë edhe gjashtë vetura, mes tyre Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

Në listë janë edhe rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme, ora luksoze të markave Rolex dhe Franck Muller, stoli të çmuara, një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e narkotikëve, si dhe dokumente e shënime.

Sipas vlerësimit të Policisë, vetëm kokaina ka vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh në treg. Një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Kush është Astrit Haraqija

Haraqija, i lindur në vitin 1972, ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga viti 2004 deri më 2008, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Para kësaj kishte drejtuar forumin rinor të LDK-së në Gjakovë dhe ishte kryeshef ekzekutiv i kësaj komune, ndërsa në vitin 2004 u zgjodh anëtar i kryesisë së partisë.

Në vitin 2008, Tribunali i Hagës e kishte dënuar me pesë muaj burgim, por Dhoma e Apelit e rrëzoi atë dënim më 23 korrik 2009.

Të gjithë personat e përmendur konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Komanda e forcave të NATO-s në pjesën lindore të Kosovës i është dorëzuar Divizionit të Parë të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane. Përgjatë më shumë se një dekade, njësi të Gardës…

Nëntë anëtarë të një delegacioni zyrtar nga Somalia u larguan nga akomodimi pranë Prishtinës pa njoftuar institucionet dhe nuk u paraqitën në aeroport në ditën e planifikuar të largimit. Ministria e Punëve të Jashtme e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë nesër për në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin. Konferenca mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin…

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Serbia dhe një pjesë e mediave të saj vazhdojnë ta trajtojnë të kaluarën e luftës në Kosovë, duke kritikuar shmangien e…

Halil Geci ka reaguar ashpër lidhur me Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke paralajmëruar se zbatimi i këtij mekanizmi mund të tronditë interesat e atyre që nuk mund ta justifikojnë…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitave të tij në Paris dhe Dublin, ku gjatë javës ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë shtetërorë, politikë dhe…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se mirëpret aksionin e Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorisë ndak grupit të…

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka riafirmuar synimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF). Në…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Përmes një postimi, Rama ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë në…

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm. Të hënën do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Të martën pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të…

Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues. Kjo u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi,…

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Aleancës Ndërkombëtare të Energjisë Diellore (ISA), Ashish Khanna, në kuadër të COP31. Gjatë takimit,…

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë para se të shpallet aktgjykimi në procesin gjyqësor për administrim të…

Astrit Haraqia, Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka janë pesë personat që, sipas burimeve të Gazetës Sinjali, janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja”, gjatë të cilit…

Kanë kaluar tre muaj që nga vdekja e zyrtarit policor, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi u godit nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës në Malishevë. Por, për familjen e tij, mungesa vazhdon të jetë po aq e…

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme, në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike…

Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke zgjeruar kërkesat për raportimin e kapaciteteve institucionale dhe financiare të angazhuara në këtë…

Ish-kandidatja për deputete në Parlamentin e Serbisë nga radhët e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, ka rrëfyer një përvojë shqetësuese gjatë udhëtimit nga Mitrovica drejt Novi Pazarit. Përmes një shkrimi në…

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është duke vazhduar në kuadër…

Kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vitin 2013, Bashkimi Evropian e cilësoi marrëveshjen si një hap që i afronte të dyja vendet me Evropën. Trembëdhjetë vjet më vonë,…

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj, siç i ka cilësuar, përpjekjeve për denigrimin e figurës historike të presidentit Ibrahim Rugova. Osmani ka theksuar se Rugova është Ati Themeltar i Republikës…

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me takimin e përfaqësuesve të Listës Studentore në Serbi, Dejan Shoshkiq dhe Miodrag Kërmar, me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko. Islami vlerëson se ky takim dëshmon…

Një nënë që përkëdhelte për herë të fundit djalin e saj 11-vjeçar të vrarë nga serbët, dhe një abetare mes rrënojave të shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz. Janë këto disa nga pamjet…

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallin të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit…

A e kontrollonte krimi i organizuar veriun e Kosovës para vitit 2023? Kjo pyetje i ndau panelistët e emisionit “KallxoPërnime”, të transmetuar të shtunën mbrëma në RTV Dukagjini, ku u diskutuan zhvillimet në Serbi dhe raporti i Komisionit…

Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta trajnuese. Në këtë ushtrim do të marrin…

Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktgjykimi ëshët caktuar për…

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, në Prishtinë, duke kërkuar paga meritore dhe kushte më të mira të punës. Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar…

Sot, në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të dendura të shpërndara dhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 2 gradë celsius. Ndërsa ato…

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pesha e ish-kryetarit të kësaj partie, presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet me shpalljen e…

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë…

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke e cilësuar këtë si një “vizitë nga miku i vjetër”, Bajqinovci dhe Gashi u takuan në…

Diku rreth 12 orë, të premten, zgjati seanca e Kuvendit të Kosovës. Por, në momentin kur erdhi koha që të kalohej te ky hap për ligjin për Specialen, nuk pati kuorum, andaj edhe seanca u ndërpre. Mbetet të ketë një diskutim mes…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të…

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar dhe sekuestruar përkohësisht rreth 8.274…

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj partie, nuk nënkupton të heshtësh përballë gabimeve. Në një shkrim të gjatë, Beqiri…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kombëtares sonë 0-0 me Izraelin. Ai ka theksuar se po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, Kosova do t’i merrte pikët e plota. "Përgëzime futbollistëve të…

Ish-botuesi i “Koha Ditore”, Veton Surroi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-kryeredaktorit të kësaj gazete, Baton Haxhiu, të bëra në emisionin “Pressing” në T7 më 12 nëntor. Përmes një postimi në…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj një publikimi të portalit “VOX Kosova”, ku pretendohet se ajo ka blerë shtëpi në një lagje luksoze me çmim fiktiv. Nagavci i ka cilësuar këto pretendime…

Shikues i ndeshjes Kosovë-Izrael në stadiumin "Fadil Vokrri" ishte edhe Gëzim Berisha, ish-drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë. Ndaj Berishës, Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 nëntor caktoi masën e…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila…

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura Remmelgas, në kuadër të COP31, ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar në Dublin që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të vlerësohet dhe të hapen negociatat, duke kujtuar se vendi mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor pa statusin…

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e gjyqtarëve që kanë qenë pjesë e trupave gjykues në proceset ndaj ish-krerëve të…

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen rastet e sigurisë dhe drejtësisë. Ajo ka bërë një krahasim mes rastit të Arlindës dhe…

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se kanë iniciuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të…

Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet dhe përçarjet e brendshme në këtë parti, duke u bërë thirrje grupeve aktuale që të vendosin interesin e përbashkët mbi ambiciet personale. Në një…

Haradinaj nderon të rënët britanikë në Prishtinë: Përkulemi para sakrificës së tyre

Mblidhen katër komisione të Kuvendit

​Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat

​Konferenca Botërore për e-Parlamentin, Haxhiu nesër niset për në Bruksel

Kur shteti hesht, diplomacia humb terren: Kosova përballë sfidës së afirmimit ndërkombëtar

Rama e shet si sukses një togfjalësh në raportin e BE-së, por Shqipëria po humb terren në integrim

Vdekja e debatit – kriza e mendimit kritik në shoqëri dhe në universitet

Një universitet, dy rektorë!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

Holly Ramsay ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në festën e 60-vjetorit të babait të saj të…

Aktorja Zendaya ka tërhequr vëmendjen në një shfaqje speciale të filmit “The Odyssey” në Los Angeles, ku u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *