Pamje spektakolare nga droni, mbi 300 mijë qytetarë mbushin Pragën në mbrojtje të mediave
Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në Pragë, kryeqytetin e Çekisë, për të protestuar kundër planeve të qeverisë që, sipas tyre, rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e mediave publike.
Sipas organizatorëve, rreth 350 mijë persona morën pjesë në tubimin e mbajtur në hapësirën Letná, duke e kthyer atë në një nga protestat më të mëdha në historinë e vendit.
Protestuesit kundërshtojnë propozimin e qeverisë së kryeministrit Andrej Babiš për heqjen e tarifës së detyrueshme që financon Televizionin Çek dhe Radion Çeke, duke e zëvendësuar atë me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.
Hundreds of thousands people gathered in Prague on Sunday afternoon to protest against Czech government and its efforts to change funding of public media and bring it under state control. According to police, Letná Plain is completely full & demonstration is larger than in spring https://t.co/y149qI2AWW — Filip Nerad (@FilipNerad) November 15, 2026
Sipas kundërshtarëve, një ndryshim i tillë do t'i jepte qeverisë më shumë ndikim mbi mediat publike dhe do të rrezikonte pavarësinë e tyre editoriale.
Organizata “Million Moments for Democracy”, e cila organizoi protestën, akuzoi qeverinë se po përpiqet t'i heshtë kritikët dhe t'i trajtojë institucionet demokratike si pronë të saj.
“Po dëshmojmë diçka të jashtëzakonshme sot”, deklaroi organizatori kryesor, Mikuláš Minář, për Associated Press.
Pohled z dronu – Letná proti 4:36, za média veřejné služby. https://t.co/yrxARlIm28 — Michal Kubal 🇨🇿 (@MichalKubal) November 15, 2026
Ndryshimet e propozuara pritet të ulin buxhetet e televizionit dhe radios publike me rreth 15 për qind, duke nxitur reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të medias.
Unioni Evropian i Transmetuesve, Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit kanë kritikuar planin, duke paralajmëruar për rrezikun e ndikimit politik mbi transmetuesit publikë.
Megjithatë, kryeministri Babiš i ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se pretendimet për shtetëzimin e mediave publike janë të pavërteta.
“Në asnjë rrethanë nuk do të ndërhyjmë në punën editoriale”, ka theksuar ai. /Telegrafi/
