Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë – dëshmia tronditëse pas 27 vjetësh
Një nënë që përkëdhelte për herë të fundit djalin e saj 11-vjeçar të vrarë nga serbët, dhe një abetare mes rrënojave të shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz. Janë këto disa nga pamjet që, edhe pas 27 vjetësh, vazhdojnë ta tronditin profesorin Ismail Ismaili, dëshmitar i krimeve të kryera ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Ai nuk mbante armë, por kishte një mision tjetër: përmes fjalës dhe përkthimit t'ua përcillte gazetarëve francezë dëshmitë e njerëzve që po përjetonin tmerrin e luftës. Në një kohë kur dhuna dhe frika mbizotëronin në Kosovë, Ismaili u bë ura e komunikimit mes viktimave shqiptare dhe gazetarëve të huaj, duke ndihmuar që rrëfimet e tyre të arrinin përtej kufijve.
Me emocione të forta, ai rikthen kujtimet e atyre ditëve, kur përkthimi nuk ishte thjesht një profesion, por edhe përgjegjësi për të dëshmuar atë që po ndodhte. Nga Prekazi i shkatërruar deri te varrimi i një fëmije nën kërcënimin e të shtënave, Ismaili rrëfen histori që, siç dëshmon ai, nuk mund të harrohen.
Gjithçka kishte nisur në vitin 1995, kur një koleg e kishte rekomanduar si përkthyes për gazetarët francezë. Megjithëse e njihte gjuhën frënge, Ismaili kishte një pasiguri: prej vitit 1979 nuk kishte komunikuar drejtpërdrejt me francezë dhe druhej nëse do të arrinte të shprehej siç duhej.
Ismaili: Nuk kisha folur me francezë prej vitit 1979, nuk dija sa mund të shprehem
"Isha pak më frikë sepse kishte kohë, prej vitit 1979 deri në të 1995-ën nuk kisha folur me asnjë francez, nuk e dija sa jam i aftë të shprehem, por kaloi mirë. Filloi truri t'i ripërtërijë fjalët dhe kemi biseduar mirë me ta", tha Ismaili.
Ai tregon se takimet e para me gazetarët francezë i kishin mbajtur tek Kodra e Trimave, në shtëpinë ku asokohe mbaheshin mbledhjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E për herën e parë ishin të interesuar të shkonin në xhami për të parë se sa jemi popull fetar. Aty ishin përballur me mungesën e të rinjve në xhami, e një i moshuar u kishte thënë se "ata kanë punë më të mençura" sesa të luten për veten.
Ismaili: Shkuam në xhami me gazetarët francezë e nuk kishte të rinj, një i moshuar tha se ata…
"Herën e parë që jam takuar me ta, ata ishin të interesuar të shkonin në xhami, të shohin sa jemi ne muxhahedinë. Ishte e premte dhe shkuam te Xhamia e Madhe. Te dera e xhamisë dolën disa të moshuar, dy-tre të rinj, jo më shumë. Një i moshuar u ul në shkallë dhe i lidhte këpucët, më tha gazetari pyeti se pse nuk ka të rinj tash. U afrova, kishte pasë qenë shumë i mençur plaku, i thashë këta gazetarë janë me mua, po duan me ditë se ku janë të rinjtë. Tha të rinjtë kanë punë tjera mixhë, në kuptimin që ose janë në mal ose po merren me gjëra më të rëndësishme sesa të luten për vetveten", tha ai.
Pas xhamisë ata shkuan drejt tregut, ku u përballën me një situatë që i tronditi gazetarët e huaj. Ata panë drejtpërdrejt trajtimin që u bëhej shqiptarëve, pikërisht kur dy policë serbë ushtruan dhunë ndaj një të riu shqiptar që kishte dalë të shiste produktet e tij, ngjarje që ishte filmuar tashmë e tëra nga syri i kamerës.
Pas rënies heroike të familjes Jashari, ata morën rrugën për Prekaz për të parë nga afër se si vendi kishte marrë pamjen nga lufta. Në shtëpinë e Jasharëve, gazetarët francezë kishin gjetur një abetare.
“Në Prekaz, gazetarët francezë gjetën një abetare…”
"Shtëpia e Ademit ishte e shkatërruar… Çka me pa, oborri ishte i mbushur me 'llasnika', disa revista fetare të Sarajevës, i thashë gazetarit këto nuk janë të tonat. Fatmirësisht, duke i larguar ato e gjeti një abetare edhe tha po e fotografoj këtë. Një lloj forme, abetarja tregonte që një fëmijë aty ka filluar të shkruajë, t'i mësojë shkronjat dhe kësisoj tregonte jetën që ka ekzistuar dikur", shtoi përkthyesi.
Krimin që e panë në familjen Jashari, gazetarët e kishin përshkruar si masakër.
“Për Prekazin, gazetarët thanë që kjo është masakër, më keq se në Bosnjë”
"Kur erdhëm në Prishtinë, thanë kjo është masakër, kjo është diçka e paparë. Tha ne kemi parë gjithçka në Bosnjë, e njëjta gjë po ndodh te ju, bile me një ashpërsi edhe më të madhe" , tregoi ai.
Ndërkohë, në fshatin Tërdevc, gazetarët e huaj u bënë "shpëtimtarë" të një të plagosuri që e kishte të domosdoshme të transferohej në spital për trajtim mjekësor, përndryshe rrezikohej të vdiste.
Ismaili tregon se si gazetarët spanjollë e morën të plagosurin në Tërdevc dhe e dërguan në spital
"Një shtëpi që shërbente si ambulantë, mjeku po më thërret e më tha e kemi një të plagosur, ai i shkreti ishte i plagosur në krahë dhe në këmbë, nëse nuk e dërgojmë në spital, ky sot do të vdesë. Thashë ja ku e kemi një veturë, e kishim njëPinzgauer. Tha nëse nuk e vendosim këtu, ky ka me vdekur. Ishin disa gazetarë spanjollë më tutje e flisnin frëngjisht, i luta, u thashë ky njeri do të vdesë nëse nuk e dërgoj në spital. Thanë silleni, e morën ata. Nuk dimë asgjë për atë njeri tash", theksoi ai.
E të nesërmen, në Krajkovë serbët kishin vrarë një djalë 11-vjeçar, i cili kishte qenë nipi i të plagosurit në Tërdevc. Djalin e kishin vrarë dhe nuk po lejonin ta varrosnin nga të shtënat. Në këtë mes, gazetarët me veturat e tyre kishin rrethuar hapësirën ku gjendej varri dhe mundësuan varrimin e të miturit.
Ismaili rrëfen se në Krajkovë serbët nuk lejonin varrimin e 11-vjeçarit, gazetarët e huaj rrethuan me xhipa varrin dhe e varrosëm
"Të nesërmen u përhap lajmi që ishte vrarë një djalë i ri 11-vjeçar në Krajkovë. Ai kishte qenë bashkë me të plagosurin në Tërdevc, axha i tij. Kishin dalë në mal për të prerë drunj, serbët kanë shtënë në ta dhe kanë vrarë djalin. Ka qenë një pamje e hatashme sepse nëna ledhatonte djalin e vrarë. Ata të shkretit, babai i tij tha nuk po na lejojnë me e varrosur. Varrin e kemi punuar natën, por nuk po na lënë se po shtien serbët. Gazetarët mbetën të habitur, u tregova se nuk po e lejojnë me varrosur djalin se po duan me i vrarë. Thanë hajdeni me ne, ka pasur plot gazetarë. Kanë qenë pesë xhipa që e bënë një lloj rrethi dhe e varrosëm djalin", rrëfeu ai.
Të gjitha këto emocione e ndodhi, Ismail Ismaili i ka të shkruara në librin e tij të botuar që mban titullin "Në hijen e luftës, në dritën e fjalës".
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë dhe periudhës së lidhur me të, janë vrarë 1 mijë e 24 fëmijë, ndërsa 109 të tjerë janë regjistruar si të zhdukur.
Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për mënyrën se si institucionet përgjegjëse e kanë trajtuar rastin e saj para se të ndodhte tragjedia. Zekaj kishte…
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktgjykimi ëshët caktuar për…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, në Prishtinë, duke kërkuar paga meritore dhe kushte më të mira të punës. Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar…
Një debat i pazakontë është zhvilluar të shtunën mes dy deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku dhe Avdullah Hoti, lidhur me gjendjen e sektorit energjetik në Kosovë dhe përgjegjësinë politike…
Sot, në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të dendura të shpërndara dhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 2 gradë celsius. Ndërsa ato…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pesha e ish-kryetarit të kësaj partie, presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet me shpalljen e…
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë…
Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke e cilësuar këtë si një “vizitë nga miku i vjetër”, Bajqinovci dhe Gashi u takuan në…
Diku rreth 12 orë, të premten, zgjati seanca e Kuvendit të Kosovës. Por, në momentin kur erdhi koha që të kalohej te ky hap për ligjin për Specialen, nuk pati kuorum, andaj edhe seanca u ndërpre. Mbetet të ketë një diskutim mes…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të…
Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar dhe sekuestruar përkohësisht rreth 8.274…
Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj partie, nuk nënkupton të heshtësh përballë gabimeve. Në një shkrim të gjatë, Beqiri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kombëtares sonë 0-0 me Izraelin. Ai ka theksuar se po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, Kosova do t’i merrte pikët e plota. "Përgëzime futbollistëve të…
Ish-botuesi i “Koha Ditore”, Veton Surroi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-kryeredaktorit të kësaj gazete, Baton Haxhiu, të bëra në emisionin “Pressing” në T7 më 12 nëntor. Përmes një postimi në…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj një publikimi të portalit “VOX Kosova”, ku pretendohet se ajo ka blerë shtëpi në një lagje luksoze me çmim fiktiv. Nagavci i ka cilësuar këto pretendime…
Shikues i ndeshjes Kosovë-Izrael në stadiumin "Fadil Vokrri" ishte edhe Gëzim Berisha, ish-drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë. Ndaj Berishës, Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 nëntor caktoi masën e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura Remmelgas, në kuadër të COP31, ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar në Dublin që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të vlerësohet dhe të hapen negociatat, duke kujtuar se vendi mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor pa statusin…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e gjyqtarëve që kanë qenë pjesë e trupave gjykues në proceset ndaj ish-krerëve të…
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen rastet e sigurisë dhe drejtësisë. Ajo ka bërë një krahasim mes rastit të Arlindës dhe…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se kanë iniciuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të…
Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet dhe përçarjet e brendshme në këtë parti, duke u bërë thirrje grupeve aktuale që të vendosin interesin e përbashkët mbi ambiciet personale. Në një…
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, duke thënë se kritikat e tij ndaj gjendjes në shëndetësi nuk janë gjuhë fyese, por pasqyrim i…
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar duke kërkuar ndryshime në këtë parti, me theks të veçantë largimin e personave që i cilëson si “argatë të SHIK-ut”. Në një postim, Geci ka thënë se…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar se vendi nuk po kërkon trajtim të veçantë, por të barabartë me shtetet e tjera. Kurti mbrëmë ishte i…
Komuna e Pejës ka publikuar sot sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026. Në këtë reagim, Qendra për Punë Sociale…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një dimër të vështirë për qytetarët dhe rrezikun e një krize energjetike dhe…
Ish-ministrja e Arsimit, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar mbrëmë pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i cili gjatë seancës së së premtes…
Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore të përcaktuara. Siç informon Ministria e Brendshme, posedimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në futboll, në mes Kosovës dhe Izraelit, që do të zhvillohet sot në ora 15:00…
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një takim me gjeneral brigade Gunars Kaulins nga Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë. Takimi u mbajt në kampin “Film City”, në…
Analisti politik, Nexhat Haziri, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të gazetarit Baton Haxhiu për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e akuzuar atë për përpjekje për ta denigruar figurën e ish-presidentit dhe për të…
Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom Penh të Kamboxhias. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme,…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin e energjisë elektrike nga Serbia dhe kompania EFT, duke i cilësuar ato si…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet e reja në parti dhe arsyet pse kjo parti nuk po gjen qetësi. Sipas tij, në parti nuk mund dhe nuk duhet të ketë…
KEDS ka njoftuar se sot dhe nesër do të kryhen disa “punime të domosdoshme”, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Prishtina 1. Nga TS TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të…
Sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira dhe riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të ndryshojnë nga 1-4 katër gradë Celsius. Ndërsa ato maksimale 4-7 gradë…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin. Ajo bëri të ditur se data e re për vazhdimin…
Media franceze FRANCE 24 ka në intervistë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shtet që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe e sheh veten si pjesë të familjes evropiane. Megjithatë, katër vjet pas aplikimit për anëtarësim…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 14 dhe 15 nëntorit, ku pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas IHMK-së, e shtuna do të karakterizohet me mot më të freskët,…
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të Procesit të Pragës, të mbajtur më 10 dhe 11 nëntor në Republikën e…
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, duke theksuar se…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për arrogancë dhe mungesë të llogaridhënies ndaj deputetëve. Ajo tha se në vend se të…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka marrë disa vendime lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë caktimin e drejtuesve të rinj në…
Kryeministri kërkoi që Këshilli i BE-së të marrë mendimin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar…
Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit, ku po merr pjesë në Slemani Strategic Forum me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Qubad…
Haradinaj nderon të rënët britanikë në Prishtinë: Përkulemi para sakrificës së tyre
Mblidhen katër komisione të Kuvendit
Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat
Të martën në Hagë: aktgjykimi për Thaçin, Smakajn, Kilajn, Fazliun dhe Kuçin
Me shqetësim të thellë, zhgënjim dhe dhimbje…
Kosova nuk është koletaral i Hagës!
Izraeli është miku ynë më i mirë, mirënjohje përgjithmonë
Opozita në Serbi e rrëzoi Vuçiqin, por nuk e flaku fare hijen e Millosheviqit!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Rina Lipa, motra e këngëtares së njohur botërore Dua Lipa, është bërë protagonistja e fushatës së…
Këngëtarja amerikane, Ciara, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë gala “Baby2Baby 2026”,…
