POLITIKATË FUNDIT

Opozita në Serbi e rrëzoi Vuçiqin, por nuk e flaku fare hijen e Millosheviqit!

Që në fillim më duhet ta sqaroj se, për mua si sociolog, dokumenti ku evidentohet qëndrimi i opozitës serbe ndaj Kosovës nuk mund të ndëlidhet vetëm me shpresën si synim e ambicie se ata do të jenë më liberalë, por edhe me mënyrën dhe kutin e tyre politik se si do ta qeverisin vendin e tyre. Dhe në veçanti, çfarë raporti fqinjësor do të ndërtojnë ata në të ardhmen me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi e sidomos me Republikën tonë. Shikuar nga kjo “dioptri”, nëse “Lista e studentëve” serbë vazhdon ta “ushqejë” dhe ta mbajë gjallë të njëjtën “road map” ultranacionaliste, ashtu si regjimi i diktatorit Millosheviq dhe ai i autokratit Vuçiq kundrejt Kosovës, atëherë ne duhet të jemi shumë vigjilentë, sepse në Serbi, de facto dhe de jure, po shihet se kemi të bëjmë vetëm me ndërrimin e akterëve politikë, e jo edhe me ndryshimin radikal të kursit qeverisës apo me një emancipim, e aq më pak me denazifikim të politikës, kulturës, mentalitetit dhe etnopsikologjisë serbe në tërësi…!?

Dokumenti i mëposhtëm, ku pak a shumë mund ta “lexojmë” si qëndrimin ashtu “planimetrinë”e opozitës së re serbe ndaj Kosovës, thënë më troç, na zbulon një paradoks të rëndësishëm, të cilin qeveria, por edhe opozita dhe mediet tona, bashkë me shoqërinë civile, tash e tutje duhet ta kenë në epiqendër të prononcimeve publike. Opozita serbe, kinse po pretendon të ofrojë një alternativë të re, të ambalazhuar me “folklorizmin” demokratik si kundërvënie ndaj regjimit të Vuçiqit rreth Kosovës, por, në fakt, me sa duket, ajo do të vazhdojë edhe më tej të riprodhojë të njëjtën matricë ideologjike, territoriale dhe nacionaliste të politikës serbe. Kur them kështu, nënkuptoj se, në kuadër të kësaj matrice tipike ideologjike, territoriale e nacionaliste të kësaj opozite, unë po “lexoj” midis rreshtave edhe disa argumente kundërthënëse sociologjike.

Argumenti i parë kundërthënës, që nuk kërkon ndonjë përgatitje apo ekspertizë aq profesionale, ka të bëjë me faktin se opozita serbe, ndonëse i ka maksimalizuar ambiciet dhe synimet e saj për rrëzimin e autokracisë së Aleksandër Vuçiqit, me idenë e demokratizimit të brendshëm të Serbisë, përmes qëndrimit të saj nacionalist, në fakt, është duke i mohuar si vlerat, ashtu edhe mekanizmat e demokracisë, sidomos kur janë në pyetje standardet e raporteve me fqinjët e saj, e në veçanti me Kosovën! Shkaku është se ajo nuk ka lëvizur asnjë milimetër përpara! Përkundrazi! Ngase, me sa mund të gjykohet nga prononcimet e bëra deri më tash, ajo, në të njëjtën kohë, është duke promovuar demokratizimin e institucioneve të shtetit të vet, por edhe duke imponuar një diskurs pak a shumë identik me atë të ish-regjimit të autokratit Vuçiq! Sepse është paradoksale dhe absurde që, me të njëjtin ritëm, ta trajtosh fqinjin tënd (Kosovën) si objekt të vullnetit politik dhe kushtetues të Serbisë, duke mos ia njohur subjektivitetin e saj politik! Pra, nuk mund të kërkosh demokraci për vete, por njëkohësisht t’ia mohosh të drejtën e një shoqërie tjetër për vetëvendosje politike.

Argumenti i dytë kundërthënës ka të bëjë me “rrëfimin” e tyre lidhur me qëndrimin publik shovinist ndaj Kosovës, i cili edhe mund të jetë lansuar si një narracion që ka shërbyer vetëm për konsum të brendshëm, në formë dhe përmbajtje eufemiste. Mirëpo, kur ata i referohen Rezolutës 1244 dhe më pas Kushtetutës së Serbisë, ku Kosova, taksativisht, ende në Preambulë figuron si “pjesë përbërëse e Serbisë” dhe ku aludohet se Kosova duhet të qëndrojë aty edhe pas gati tri dekadave të pasluftës, brenda kufijve të Serbisë, dëshmojnë më së miri se kjo opozitë nuk ka arritur, apo nuk ka dashur qëllimisht, të “shkurorëzohet” nga paradigma e trashëguar e nacionalizmit territorial serb! Opozita e sotme serbe, në vend që ta trajtojë Kosovën si një realitet të ri politik dhe ndërkombëtar dhe të përdorë, me shumë më tepër fleksibilitet, standardet evropiane për fqinjësi dhe raporte tolerante, ajo, me sa po kuptoj, do të vazhdojë ta konceptojë edhe më tej Kosovën si një territor të papërfunduar të shtetësisë serbe!?

Argumenti i tretë kundërthënës, të cilin mund po ashtu ta “lexojmë” e ta “detektojmë” në këtë dokument të opozitës së re serbe, është ai i kërkesës, që po duket se shndërrohet edhe në insistim, për të instaluar në Kosovë, sapo të vijnë në pushtet, një lloj autonomie etnike si mekanizëm juridik për krijimin e një sovraniteti paralel në Republikën e Kosovës. Kjo i bie të instalohet një lloj “kali Troje”, apo, thënë më ndryshe, një model atipik i “bosnjizimit” të Kosovës, ku Republika jonë, e njohur nga 127 shtete, në dekadat e ardhshme do të vazhdonte të përplitej përfundimisht në “shtratin e Prokrustit” serb!? Ku komunat sa një “grusht” serbësh do të fitonin autonomi (lexo: një Republikë Srpska paralele në Kosovë!), shumë më të madhe se ajo që ka Asociacioni aktual i vetëqeverisjes në Kosovë. Ku ambicia, synimi dhe shpresa e brezave të ardhshëm serbë për ta rikthyer “Jerusalemin serb” do të maksimalizoheshin skajshmërisht. Paradoksi është ky: të drejtat e grupeve etnike, sipas konventave dhe normave evropiane, duhet të garantohen, por jo edhe të shndërrohen në instrument presioni për reduktimin dhe relativizimin e sovranitetit dhe funksionalitetit të shtetësisë së Kosovës. Ky paradoks hetohet edhe te kërkesat për luftimin e korrupsionit, përgjegjësinë institucionale dhe çlirimin e institucioneve nga kontrolli politik. Mirëpo, kur vjen puna te Kosova, kjo opozitë dëshmon qartazi se do të riprodhojë një diskurs të trashëguar nga politika e vjetër serbe. Së fundi, si konstatim, ajo që duhet të kuptojë Kosova është se Serbia, me opozitën e re, e ndërrojë regjimin politik, por, kur është në pyetje Republika e Kosovës, nuk po shihet se e ka ndryshuar as edhe një milimetër kursin apo paradigmën e vetë nacionaliste! Dhe duke qenë ende e “ngujuar” në ujërat e nacionalizmit, mendoj, që ajo nuk premton të sjellë progres në raport me Kosovën edhe për një arsye, sipas meje, fundamentale: Serbisë i duhet një katarsis moral, etik, politik e kulturor, për të cilin nevojitet kohë… Ndërkaq, ne duhet të vazhdojmë forcimin e tërësisë së shtetësisë sonë, e cila u arrit me mund, me sakrifica, me gjakun e dëshmorëve dhe të viktimave. Megjithate, duhet theksuar se interpretimi juridik i BE-s kërkon një sqarim të nuancuar. Sepse, Neni 49 i Traktatit për Bashkimin Evropian nuk e definon shprehimisht njohjen e Kosovës nga ana Serbisë si kusht paraprak për anëtarësimin e saj në BE. Por, kur janë në pyetje procesi i normalizimit gjithëpërfshirës i raporteve me Kosovën ky është një kusht tashmë i konsoliduar në kuadër të negociatave të Serbisë për anëtarësim. Dhe kjo kërkesë (shih Kapitullin 35!) përfshin detyrimet që ka marr Serbia, kur janë në pyetje sidomos çështjet që lidhen me pranumin e dokumenteve Kosovës, me institucionet e saj, me pjesëmarrjen në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe me mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Andaj themi që procesi i njohjes formale diplomatike dhe përmbushja e këtyre detyrimeve janë dy çështje diametralisht antipode, ndonëse pasojat e tyre praktike mund të ndërthuren, por vetëm me vullnet politik që kam dilema në zbatim, sidomos tani kur Serbinë do ta udhëheq opozita studentore.

Si konstatim! Ajo çfarë duhet të kuptojë Kosova nga ky Dokumenti i opozitës serbe është; se Serbia, me opozitën e re, do ta ndërrojë regjimin e vet politik, por, kur është në pyetje Republika e Kosovës, nuk po shihet se e ka ndryshuar as edhe një milimetër kursin apo paradigmën nacionaliste. Si e tillë, ajo nuk shpresoj të sjellë progres në raport me Kosovën edhe për një arsye, mendoj unë, fundamentale: Serbisë i duhet një katarsis moral, etik, politik e kulturor, për të cilin ka nevojë për kohë… Ndërkaq, ne duhet të vazhdojmë forcimin e tërësisë së shtetësisë sonë dhe të mos pranojmë asnjë marrëveshje pa njohjen de facto nga Serbia…

Sigurisht, po i ndjek me shqetësim të shtuar revoltat studentore, në fakt zemërimin e mbarë-shqiptarëve kundër elitës së Tiranës, në fakt sekt-zullumqarësh, që në 35 vite, privatizuan politikën, përmorën…

I. Rinia në shesh, intelektualët në dilemë dhe përgjegjësia morale e një kombi. Ka çaste në historinë e një kombi kur vlera e individit nuk matet më me titujt që mban, diplomat që zotëron, postet që ka ushtruar apo…

Kraja vazhdon të jetojë përmes traditës kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve .Andaj mos thoni se Kraja po braktiset, po vetmohet apo po harrohet! Dita e sotme dëshmoi të kundërtën. Rruga kryesore e saj ishte mbushur me vizitorë…

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë po dëshmojnë intensifikimin e një konkurrence shumëdimensionale ndërmjet dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, e cila, përtej marrëdhënieve ndërpersonale dhe dallimeve…

Profili i personalitetit të zgjedhur nga populli, me emrin deputet, ka një domethënie shumëdimensionale për një shoqëri demokratike dhe të avancuar. Dikur, deputeti zgjidhej me votën e popullit nga regjioni i caktuar, ku qytetarët, në…

Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq. Sovraniteti i saj është i kërcënuar nga regjimi i korrupsionit, vjedhjes dhe tradhtisë. Shqipëria sot është kapur dhe është marrë peng nga politika dhe oligarkia. Realiteti vërteton se…

Ishte kohë burrash të mëdhenj në muajin e Shenjtë të nëntorit; dritëdhënës vizionarë dhe trima atdhetarë, të frymëzuar nga shpirti i pavdekshëm i GJERGJ KASTRIOTIT, Simbolit tonë Hyjnor. Sot, 118 vite më…

Pas gati 12 orësh punë, seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre të premten mbrëma për mungesë kuorumi. Në sallë kishin mbetur vetëm 38 deputetë, dhe ligji që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale mbeti pa u votuar për…

Përkthim, përshtatje dhe riformulim i materialit Evropa po përballet me një dilemë gjithnjë e më serioze të sigurisë: si ta forcojë aftësinë ushtarake për të parandaluar agresionin rus, pa rrezikuar që një konflikt…

Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bëjë edhe disa korrigjime kushtetuese për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj RMV: – Nëse shqiptarët janë 20 %, në…

Në historinë e popujve të Europës, pak kombe kanë kaluar nëpër udhëkryqe aq të trazuara historike e fetare sa kombi shqiptar. E megjithatë, përballë perandorive që synonin ta tjetërsonin dhe ta përçanin nga brenda,…

Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, duket se telefoni i kuq ende nuk ia ka lëshuar vendin telefonit të kaltër. Kjo është metafora që shpreh një paradoks të madh të kohës sonë. demokracia u shpall…

Centralizimi politik përcakton se cili nivel i qeverisjes mban autoritetin përfundimtar. Kuptimi i tij kërkon vëmendje ndaj pushteteve, autonomisë territoriale dhe kontrollit të pushtetit. Kur një vendim publik prek një vend të tërë, kush e ka…

Dhuna seksuale e përdorur sistematikisht gjatë luftës në Ksovë mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë moderne europiane. Mijëra gra dhe vajza përpara se të detyroheshin të linin vatrat e tyre gjatë…

Në politikën ndërkombëtare, paraqitja publike e një kryeministri në konferenca prestigjioze, forume ekonomike, panaire, samite dhe tubime ndërkombëtare është pjesë e rëndësishme e diplomacisë…

Kuvendi i Kosovës pritet të vendosë sot nëse do ta rimiratojë pa asnjë ndryshim ligjin që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale. Është i njëjti ligj që presidentja Justina Shiroka-Pula ua ktheu deputetëve me kërkesë të…

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot, si pikë të fundit të seancës që vazhdon nga ora 11:00, për rikonfirmimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që e miratoi më 6 tetor. Kërkesën e bëri…

Shkupi po grumbullon kriza për nesër. Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë të ndjeshme politike, ku deklaratat, përplasjet dhe vendimet e papërgjegjshme mund të prodhojnë pasoja shumë më të mëdha sesa interesat e…

Rasti i Alta Bankës, i nisur si krizë bankare në Beograd pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, është kthyer në Maqedoninë e Veriut në përplasjen më të ashpër të kësaj vjeshte mes dy partive kryesore shqiptare….

Ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i largët, një parashikim teorik apo një shqetësim që u përket vetëm studiuesve të atmosferës dhe ekologjisë. Ato janë shndërruar në një realitet që prek…

Politikani republikan me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, ka fituar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….

Në filozofinë e historisë, ekziston një e vërtetë e pamëshirshme që përsëritet në fatin e popujve të vegjël: asnjë pushtues i jashtëm nuk mund ta mposhtë përfundimisht një komb, nëse ai komb nuk prodhon…

Nëntori është muaji më simbolik i historisë shqiptare. Është muaji i flamurit, i pavarësisë, i kujtesës kombëtare dhe i atyre ngjarjeve që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar. Është…

Qeveria Kurti IV është formuar me 62 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht me mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë, kryesisht nga…

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me dhimbjen e historisë, krenarinë e identitetit dhe të drejtën për barazi shtetërore. Ka momente në historinë e një shteti kur politika duhet të ndalet dhe të dëgjojë zërin e…

Ligji për Dhomat e Specializuara do të rikthehet në Kuvend "më së largu të hënën" dhe do të kalojë me votat e Vetëvendosjes. Këtë e paralajmëroi mbrëmë ushtruesja e detyrës së kryetares së…

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të veçantë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, bashkëkombësit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Largimi i tij nga kjo jetë përbën një humbje…

Analisti dhe publicisti Lirim Gashi i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta marrë si këshilltar juristin Gazmend Halilaj. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi rendit shtatë arsye…

Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe…

Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk po përballen thjesht me një qeveri; ata po përballen me një sistem të tërë kontrolli…

Shtëpia e Bardhë e ka zgjedhur kandidatin, por kjo ende nuk do të thotë se Kosova ka ambasador amerikan. Presidenti Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogachekun, drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), për ambasador të SHBA-së në…

Prej dy ditësh po lexoj lajmin për vdekjen e Xhevat Prekazit, një mitrovicas shqiptar, apo, më konkretisht, një emër i njohur i futbollit të ish-Jugosllavisë. Ndarja e tij nga jeta kërkon përmbajtje dhe respekt për dhimbjen e familjes…

Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore…

Tragjizmi i një gruaje të fortë, intelektuale e dinjitetshme, me personalitet dhe integritet unik, në luftën e saj e vetmuar, për ta pasur pranë djalin e saj Anin, fisnikërisht, u bë kurban i tij. Arlindë Zekaj e parashikoi ekzekutimin e saj,…

Delegacioni i parë i Listës Studentore që erdhi në Kosovë pas fitores në Serbi la pas vetëm një mesazh. Pas vizitës së 8 dhe 9 nëntorit, kandidati Fegja Dimoviq e quajti Kosovën "pjesë përbërëse të…

Gjuha shqipe do të ketë vend në provimin e jurisprudencës, por jo deri në fund. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi të hënën se kandidatët do ta japin pjesën teorike në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Simulimet e…

Të gjithë e dimë historinë e emrimit si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj. Kryeministri Edi Rama e emroi atë në krye të diplomacisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta nuk e…

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të ndërlikuar, ku, përveç përballjes ushtarake në front, gjithnjë e më shumë po goditen infrastruktura energjetike, objektet strategjike dhe korridoret logjistike. Këto zhvillime nuk…

Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…

Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…

Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…

Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive…

Muret e zhveshura të shtetit! Kur hipokrizia politike tenton të fshijë Rugovën! Vendimi për largimin e fotografisë së Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në…

Lajmi për largimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj i nderit në Presidencë, zëvendësimin e saj me një punim filigrani dhe zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, përbën…

Demokracia më e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë, por ajo që mund të njohë dhe korrigjojë gabimet e veta një krahasim midis shteteve demokratike të qeverisura nga sundimi i ligjit rreth modelit të…

Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund…

Një muaj pasi mori detyrën, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka bërë ndryshimin e parë të dukshëm në Presidencë. Jo në ligje e as në dekrete, por në mure. Në vendin ku qëndronte e ekspozuar Deklarata e Pavarësisë…

Mickoski, shteti nuk është pronë e një populli!

Nëntori 2026 mes flamurit e protestës

Qeveria Kurti IV: Shumicë e brishtë parlamentare dhe mundësi për përfundim të parakohshëm të mandatit

Izraeli është miku ynë më i mirë, mirënjohje përgjithmonë

Opozita në Serbi e rrëzoi Vuçiqin, por nuk e flaku fare hijen e Millosheviqit!

Uniteti politik dhe artikulimi i përbashkët në përfaqësimin parlamentar dhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar

"Shqiptarët kundër zullumeve të mbi-Pushtetit dhe Opozitës neveritur"!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Aktorja e njohur amerikane, Wendy Phillips, e cila fitoi popullaritet gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, është fotografuar në…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *