Protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka koshave pranë Ministrisë së Arsimit
Momente tensioni janë shënuar në protestën studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit kundër kryeministrit Edi Rama.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërkohë që pjesë sloganit të tyre janë thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Një grup studentësh i kanë flakën 2 koshave me mbeturina në “Rrugën e Durrësit”, të cilat u shuan shpejt pas ndërhyrjes së policisë.
Prej më shumë se një muaji vijon protesta studentore në Tiranë. Ata kanë vendosur vijimin e protestave kundër Ramës, duke i zhvilluar ato në 2 ditë të javës: të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00. /A2cnn/
