TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë, pranë fshatit Luz, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas informacioneve të para, nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur viktimë këmbësori, ndërsa ende nuk bëhen me dije rrethanat e plota të aksidentit apo identiteti i tij, bën të ditur euronews.al.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe pritet të japin detaje të tjera në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *