POLITIKATË FUNDIT

Skandali i Shqipërisë “Kosova pjesë e Serbisë”, skandali me hartën: Kumbaro dhe Balluku mendojnë ndryshe nga shteti shqiptar?

Gjatë ditës së sotme AlbEu.com raportoi për një skandal të shënuar gjatuë Konventës Ndërkombëtare të Turizmit të organizuar gjatë ditës së djeshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në njërin prej paneleve të kësaj konvente në hartën pas panelistëve Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës shkruhet “Serbia”.

Vlen të theksohet se në panel ishte edhe Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku si edhe disa biznesmenë të njohur që kanë investuar në fushën e Turizmit në Shqipëri.

AlbEu.com mëson se Konventa është organizuar nga Ministria e Turizmit nën drejtimin e Mirela Kumbaros, e cila duket se mendon ndryshe nga vendimi unanim i Kuvendit të Shqipërisë për të njohur Republikën e Kosovës.

Ky sabotim ndaj Republikës së Kosovës ndodh në një moment kyç të historisë së Kosovës teksa krerët e UÇK-së janë duke u gjykuar në Hagë. /albeu.com

http://www.youtube.com/watch?v=MUbtrM9jFmI&embeds_euri=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *