TË FUNDIT

Gjaku i Arbnit mbi çdo ndarje: Trashëgimia e Gjergj Kastriotit që duhet ta mbrojmë sot

Në historinë e popujve të Europës, pak kombe kanë kaluar nëpër udhëkryqe aq të trazuara historike e fetare sa kombi shqiptar. E megjithatë, përballë perandorive që synonin ta tjetërsonin dhe ta përçanin nga brenda, arbnori arriti të mbijetojë duke ngritur një piramidë vlerash të palëkundur, në majën e së cilës qëndronte gjithmonë një parim i vetëm: gjaku i pastër arbnor.

Ky parim, i mishëruar në epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), shërbeu për shekuj me radhë si kushtetuta e pashkruar që e mbajti të bashkuar kombin tonë, duke e vendosur lidhjen e gjakut, gjuhën dhe nderin shumë më lart se çdo dallim ideologjie fetare apo besimi.

Besëlidhja e Lezhës: Modeli politik i Gjergj Kastriotit

Kur Gjergj Kastrioti u kthye në Krujë më 1443, Arbnia ishte e copëtuar në principata feudale dhe në ndikime ideologjike fetare, ndërsa kishte nisur edhe depërtimi i parë otoman. Gjenialiteti shtetformues i Gjergj Kastriotit u duk pikërisht më 2 mars 1444, në Besëlidhjen apo Kuvendin e Lezhës. Ai nuk i thirri princat arbnor në emër të një kishe apo të një dogme ideologjike fetare, por në emër të gjakut të përbashkët dhe të lirisë së Arbnisë.

Gjegj Kastrioti dëshmoi me vepra se për arbnorin, identiteti buron nga rrënjët e tokës dhe të paraardhësve, duke krijuar një vetëdije kombëtare shekuj përpara se Europa të njihte konceptin modern të kombit.

Dëshmitë e huaja: Nga kronikat e vitit 1843 tek Edith Durham

Pas rënies së Arbnisë nën sundimin otoman dhe përhapjes së dhunshme të ideologjisë islamike, kodi i gjakut i lënë trashëgim nga epoka e Gjergj Kastriotit u vu në provën më të vështirë. Pikërisht këtu shfaqet madhështia e strukturës shoqërore shqiptare, e cila i habiti diplomatët, udhëpërshkruesit dhe kronikanët europianë të shekujve XIX dhe XX.

Në kronikën e gazetës gjermane Das Ausland (6 dhjetor 1843), thuhet me habi për trevat shqiptare:

„Në këtë vend të çuditshëm, ku përzihen elementët më heterogjenë, ku babai mund të quhet Mustafë e i biri Gjon, ose babai Jakov e i biri Selim; ku një Muhamet martohet me një Maria dhe një Fatime me një Jeronim, me kusht që të dy bashkëshortët të jenë me gjak të pastër shqiptari; ku myslimani lutet në kishën katolike dhe i krishteri merr këshilla nga një imam; në këtë vend të kontrasteve më të mprehta takohet një drejtim i vetëm, një ndjenjë e njëjtë, sa herë që bëhet fjalë për të luftuar një armik të përbashkët.“

Gjashtë dekada më vonë, albanologja e njohur angleze Edith Durham, në veprën tjetër monumentale, Shqipëria e Epërme (High Albania, 1909), Durham e vulos këtë të vërtetë etnografike me fjalët:

„Malësori i Shqipërisë së Veriut është së pari shqiptar… Për sa kohë që atij i lejohet të vazhdojë të jetë shqiptar në mënyrën e tij, ai e vë kombin mbi çdo dogmë ideologjike fetare. Në disa krahina (si në Lurë), njerëzit shkojnë si në xhami, ashtu edhe në kishë.“

Filozofia e Rilindjes Kombëtare: "Feja e shqiptarit është shqiptaria"

Këtë kod të pashkruar të popullit, mendimtarët e Rilindjes Kombëtare e kthyen në doktrinë politike e kombëtare.

Pashko Vasa (katolik nga Shkodra), në thirrjen e tij të pavdekshme "O moj Shqypni", i jepte goditjen përfundimtare përçarjes ideologjike fetare:

„Mos shikoni kisha e xhamia: / Feja e shqyptarit âsht shqyptaria!“

Sami Frashëri (mysliman/bektashi nga Frashëri), në veprën e tij monumentale "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" (1899), theksonte me forcë:

„Shqiptari është shqiptar para se të jetë mysliman a i krishterë… Feja është një punë e shpirtit dhe e ndërgjegjes, kurse kombësia është një lidhje e gjakut, e gjuhës dhe e atdheut.“

Rreziku sot dhe përpjekja për të shkatërruar këtë thesar

Sot, në shekullin XXI, ky thesar i rrallë i harmonisë dhe i unitetit kombëtar po përballet me një kërcënim të ri dhe tinëzar: depërtimin e ideologjive radikale islamike të importuara nga jashtë, të cilat synojnë të përmbysin piramidën tradicionale të vlerave arbnore dhe europiane të kombit tonë. Këto rryma duan të na prishin strukturën e shëndoshë të familjes, lidhjen e shenjtë të gjakut dhe pastërtinë e gjuhës arbnore (shqipe). Ato synojnë të zëvendësojnë figurat tona të lavdishme kombëtare me simbole e figura të huaja ideologjike fetare, me qëllimin e errët që ta shndërrojnë kombin tonë — Dardaninë dhe Arbninë tonë të lashtë — në një oazë apo ishull të izoluar në mes të Europës, me një imazh dhe ideologji të huaj, krejtësisht të rrezikshme për vetë civilizimin e përbashkët europian.

Ky rrezik shfaqet në disa forma të qarta:

Përmbysja e hierarkisë "Komb–Fe" dhe shkatërrimi i familjes:

Rrymat radikale islamike predikojnë se dogma ideologjike fetare dhe lidhja fetare me të huajt janë mbi kombin, gjakun, gjuhën dhe familjen tradicionale arbnore (shqiptare). Kjo bie ndesh drejtpërdrejt me kodin historik dhe europian që e mbajti gjallë arbnorin (shqiptarin) për shekuj.

Zëvendësimi dhe sulmi ndaj figurave kombëtare:

Përpjekjet e segmenteve radikale islamike për të denigruar dhe zëvendësuar shtyllat e identitetit tonë — si Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), Pjetër Bogdani, Nënë Tereza apo Rilindasit — me figura të huaja fetare, nuk janë thjesht debate feje, por goditje të mirëfillta për të shkulur rrënjët tona të vërteta e të natyrshme europiane.

Ndalimi i martesave dhe ndarja shoqërore:

Ndryshe nga tradita e stërgjyshërve tanë, ku Muhameti martohej me Marian pa asnjë kompleks, ideologjitë radikale islamike nxisin mbylljen në geto fetare, demonizimin e bashkëkombësit të besimit tjetër dhe refuzimin e festave e zakoneve tona të lashta e të përbashketa.

Zëvendësimi i islamit formal shqiptar me atë radikal:

Për shqiptarët ndër shekuj, si islami ashtu edhe krishterimi — duke qenë ideologjie fetare të ardhura nga jashtë — kanë funksionuar më shumë si përkatësi formale dhe të parëndësishme përballë lidhjes së shenjtë të gjakut dhe kombit. Ky islam formal shqiptar, i mbajtur gjallë nga klerikët dhe bektashinjtë atdhetarë në shërbim të çështjes kombëtare, ka qenë gjithmonë i harmonizuar me kombin dhe europianitetin tonë të natyrshëm. Sot, rrymat e importuara radikale islamike synojnë ta shkatërrojnë këtë qasje të urtë e formale dhe ta zëvendësojnë me fanatizëm të ngurtë, me qëllimin për ta izoluar Dardaninë dhe Arbninë nga familja natyrale e kombeve europiane.

Historia e kombit arbnor (shqiptar) ka treguar se sa herë arbnorët(shqiptarët) e kanë vënë gjakun dhe kombin në krye të vendit, kanë mbijetuar dhe kanë triumfuar; sa herë janë ndarë sipas interesave të huaja ideologjike fetare, kanë rrezikuar ekzistencën e tyre. Mbrojtja e trashëgimisë së Gjergj Kastriotit dhe e kodit të bashkëjetesës apo harmonisë fetare nuk është thjesht nostalgji historike, por domosdoshmëri e sigurisë kombëtare. Sepse, sikurse dëshmon kronika gjermane e vitit 1843 dhe vëzhgimet e Edith Durhamit, forca e vërtetë e shqiptarit nuk qëndron tek uniformiteti fetar, por tek fakti që ai është së pari arbnor (shqiptar) dhe në dejtë e tij rrjedh i njëjti gjak arbnor.[Gjon Keka]

Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, duket se telefoni i kuq ende nuk ia ka lëshuar vendin telefonit të kaltër. Kjo është metafora që shpreh një paradoks të madh të kohës sonë. demokracia u shpall…

Centralizimi politik përcakton se cili nivel i qeverisjes mban autoritetin përfundimtar. Kuptimi i tij kërkon vëmendje ndaj pushteteve, autonomisë territoriale dhe kontrollit të pushtetit. Kur një vendim publik prek një vend të tërë, kush e ka…

Dhuna seksuale e përdorur sistematikisht gjatë luftës në Ksovë mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë moderne europiane. Mijëra gra dhe vajza përpara se të detyroheshin të linin vatrat e tyre gjatë…

Në politikën ndërkombëtare, paraqitja publike e një kryeministri në konferenca prestigjioze, forume ekonomike, panaire, samite dhe tubime ndërkombëtare është pjesë e rëndësishme e diplomacisë…

Kuvendi i Kosovës pritet të vendosë sot nëse do ta rimiratojë pa asnjë ndryshim ligjin që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale. Është i njëjti ligj që presidentja Justina Shiroka-Pula ua ktheu deputetëve me kërkesë të…

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot, si pikë të fundit të seancës që vazhdon nga ora 11:00, për rikonfirmimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që e miratoi më 6 tetor. Kërkesën e bëri…

Shkupi po grumbullon kriza për nesër. Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë të ndjeshme politike, ku deklaratat, përplasjet dhe vendimet e papërgjegjshme mund të prodhojnë pasoja shumë më të mëdha sesa interesat e…

Rasti i Alta Bankës, i nisur si krizë bankare në Beograd pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, është kthyer në Maqedoninë e Veriut në përplasjen më të ashpër të kësaj vjeshte mes dy partive kryesore shqiptare….

Ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i largët, një parashikim teorik apo një shqetësim që u përket vetëm studiuesve të atmosferës dhe ekologjisë. Ato janë shndërruar në një realitet që prek…

Politikani republikan me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, ka fituar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….

Në filozofinë e historisë, ekziston një e vërtetë e pamëshirshme që përsëritet në fatin e popujve të vegjël: asnjë pushtues i jashtëm nuk mund ta mposhtë përfundimisht një komb, nëse ai komb nuk prodhon…

Nëntori është muaji më simbolik i historisë shqiptare. Është muaji i flamurit, i pavarësisë, i kujtesës kombëtare dhe i atyre ngjarjeve që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar. Është…

Qeveria Kurti IV është formuar me 62 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht me mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë, kryesisht nga…

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me dhimbjen e historisë, krenarinë e identitetit dhe të drejtën për barazi shtetërore. Ka momente në historinë e një shteti kur politika duhet të ndalet dhe të dëgjojë zërin e…

Ligji për Dhomat e Specializuara do të rikthehet në Kuvend "më së largu të hënën" dhe do të kalojë me votat e Vetëvendosjes. Këtë e paralajmëroi mbrëmë ushtruesja e detyrës së kryetares së…

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të veçantë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, bashkëkombësit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Largimi i tij nga kjo jetë përbën një humbje…

Analisti dhe publicisti Lirim Gashi i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta marrë si këshilltar juristin Gazmend Halilaj. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi rendit shtatë arsye…

Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe…

Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk po përballen thjesht me një qeveri; ata po përballen me një sistem të tërë kontrolli…

Shtëpia e Bardhë e ka zgjedhur kandidatin, por kjo ende nuk do të thotë se Kosova ka ambasador amerikan. Presidenti Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogachekun, drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), për ambasador të SHBA-së në…

Prej dy ditësh po lexoj lajmin për vdekjen e Xhevat Prekazit, një mitrovicas shqiptar, apo, më konkretisht, një emër i njohur i futbollit të ish-Jugosllavisë. Ndarja e tij nga jeta kërkon përmbajtje dhe respekt për dhimbjen e familjes…

Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore…

Tragjizmi i një gruaje të fortë, intelektuale e dinjitetshme, me personalitet dhe integritet unik, në luftën e saj e vetmuar, për ta pasur pranë djalin e saj Anin, fisnikërisht, u bë kurban i tij. Arlindë Zekaj e parashikoi ekzekutimin e saj,…

Delegacioni i parë i Listës Studentore që erdhi në Kosovë pas fitores në Serbi la pas vetëm një mesazh. Pas vizitës së 8 dhe 9 nëntorit, kandidati Fegja Dimoviq e quajti Kosovën "pjesë përbërëse të…

Gjuha shqipe do të ketë vend në provimin e jurisprudencës, por jo deri në fund. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi të hënën se kandidatët do ta japin pjesën teorike në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Simulimet e…

Të gjithë e dimë historinë e emrimit si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj. Kryeministri Edi Rama e emroi atë në krye të diplomacisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta nuk e…

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të ndërlikuar, ku, përveç përballjes ushtarake në front, gjithnjë e më shumë po goditen infrastruktura energjetike, objektet strategjike dhe korridoret logjistike. Këto zhvillime nuk…

Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…

Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…

Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…

Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive…

Muret e zhveshura të shtetit! Kur hipokrizia politike tenton të fshijë Rugovën! Vendimi për largimin e fotografisë së Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në…

Lajmi për largimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj i nderit në Presidencë, zëvendësimin e saj me një punim filigrani dhe zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, përbën…

Demokracia më e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë, por ajo që mund të njohë dhe korrigjojë gabimet e veta një krahasim midis shteteve demokratike të qeverisura nga sundimi i ligjit rreth modelit të…

Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund…

Një muaj pasi mori detyrën, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka bërë ndryshimin e parë të dukshëm në Presidencë. Jo në ligje e as në dekrete, por në mure. Në vendin ku qëndronte e ekspozuar Deklarata e Pavarësisë…

Ekonomia joformale vazhdon të jetë një nga sfidat serioze të zhvillimit ekonomik dhe funksionimit institucional në Kosovë. Ajo nuk paraqet vetëm shmangie të obligimeve tatimore, por edhe një padrejtësi ndaj bizneseve që veprojnë në…

Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vite me radhë kjo parti erdhi duke rënë nga veprime jokorrekte dhe jorugoviste, siç është bërë zakon të…

Rënia e Aleksandër Vuçiqit dhe fitorja e Listës Studentore në Serbi kanë krijuar ndjesinë se diçka po lëviz në rajon. Kjo ndjesi nuk duhet të kthehet në nxitim. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, sipas së cilës Qeveria e…

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta shndërrojnë pakënaqësinë me funksionimin e shtetit dhe ngecjen evropiane në kërkesa të qarta institucionale. Deklaratat për barazi fitojnë peshë kur shoqërohen me propozime ligjore,…

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian paraqitet, me të drejtë, si një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të historisë sonë bashkëkohore. Ai përfaqëson shpresën për…

Toka që ruan kujtesën e qytetërimeve Çdo pëllëmbë toke ka historinë e vet, por jo çdo histori është shkruar në libra. Një pjesë e madhe e së kaluarës së njerëzimit është ruajtur në…

Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës…

Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, të karakterizuara nga rritja e pakënaqësisë qytetare, mobilizimi studentor dhe përhapja e protestave…

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës zgjodhën të dielën përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH). Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën…

1. Kur një debat në Harvard bëhet alarm për institucionet shqiptare Më 29 tetor 2026, në Universitetin e Harvardit, një prej qendrave më të njohura akademike të botës, u zhvillua një debat mbi Dhomat e Specializuara të…

Një Evropë që duhet të dëshmojë se vlerat e saj vlejnë njësoj për të gjithë Procesi i integrimit evropian të Kosovës nuk mund të trajtohet si çështje dytësore e politikës së zgjerimit të…

Rasti i Arlindë Zekajt, Zeqiraj me mesazh për LDK-në: Larg solidarizimit me “pisllëqet” e PAN-it!

“Për të vdekurin ose fol mirë, ose mos fol fare”

Muri i Berlinit ra, por muret politike dhe ideologjike midis shqiptarëve vazhdojnë të qëndrojnë

Ambasadori i ri amerikan për Kosovën: pse tani dhe çfarë e pret

Abas Fejzullahu përmbyll hartimin e librit “Familja ndihmon familjen”

Evropa përballë rrezikut të përshkallëzimit bërthamor: Raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dilema e sigurisë me Rusinë

Në kushtetutën e re të RMV-së gjuhë zyrtare duhet të jetë gjuha verimaqedonase, jo maqedonase

Gjaku i Arbnit mbi çdo ndarje: Trashëgimia e Gjergj Kastriotit që duhet ta mbrojmë sot

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Aktorja amerikane, Monica Barbaro, ishte ndër të ftuarat në mbrëmjen GQ Men of the Year, të organizuar në hotelin…

Ylli televiziv pozoi në një fotosesion provokues me një krijim nga koleksioni pranverë-verë 2027 i stilistit Mark Fast,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *