TË FUNDIT

Ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari, ky i fundit me postim prekës: Të kam dashtë me shpirt e zemër

Këngëtarja e njohur Miranda Hashani dhe Mentor Miftari janë ndarë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për përfundimin e lidhjes së tyre.

Çifti, të cilët kanë edhe dy fëmijë së bashku, kanë qenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë.

Përmes postimit të tij, Miftari ka ndarë edhe një shkrim, në të cilin ka folur për ndarjen dhe ndjenjat e tij, pa specifikuar arsyet që çuan në këtë vendim.

‘Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje. Jo të gjithë do të qëndrojnë në jetën tënde, madje as ata të cilëve u ke dhënë një vend të veçantë në zemrën tënde. Pranoje që disa njerëz zgjedhin të largohen, edhe atëherë kur ti nuk i kupton arsyet e tyre. Mos e kalo kohën duke vrapuar pas shpjegimeve, duke kërkuar vëmendje apo duke u përpjekur të kuptosh heshtje që ndonjëherë flasin më shumë se një mijë fjalë’, ka shkruar Miftari.

Në vazhdim të postimit, ai ka konfirmuar ndarjen edhe përmes këtyre fjalëve:

‘Të ecësh përpara nuk do të thotë të mohosh atë që ke ndier. Do të thotë ta pranosh historinë tënde, pa e lejuar të shkuarën të të pengojë të ndërtosh të ardhmen. Sepse ndonjëherë, dashuria më e madhe që mund t'i dhurosh vetes është të lësh të ikin ata që nuk zgjedhin jetën e përbashkët. Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndam’, ka shkruar mes tjerash Miftari përmes postimit në Facebook.

Postimit ai i ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shfaqet së bashku me këngëtaren.

Ndërkohë, Miranda Hashani nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me ndarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *