POLITIKATË FUNDIT

LIVE: Deputetët miratojnë marrëveshjen me Suedinë, në pritje të shqyrtimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, kur pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Paraprakisht, deputetët pritet të shqyrtojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, si dhe interpelancën ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Në rendin e ditës është edhe një mocion përmbajtësor lidhur me çështjen e energjisë.

Ndërkaq, si pikë e fundit e seancës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi në lexim të tretë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky projektligj është përfshirë në rendin e ditës dje, pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka paralajmëruar se do të sjellë një nismë të re ligjore për amendamentimin e tij brenda dy javësh.

Në fillim të seancës, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu kërkua që të përshpejtohen procedurat për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, meqë, sipas deputetëve, ekziston konsensus për votimin e tyre.

Në përgjigjen e saj, Haxhiu tha se procedurat nuk mund të përshpejtohen më shumë sesa janë përshpejtuar në raste të veçanta, duke iu referuar edhe seancës për zgjedhjen e presidentes.

“Më shpejt se kaq nuk mund të bëhet”, Haxhiu befason me deklaratën për zgjedhjen e presidentes

“Më shpejt se kaq nuk mund të bëhet, përveç kur e kemi zgjedhur presidenten. Ajo seancë u shikua shumë dhe u komentua shumë për shpejtësinë tonë që kemi pasur dhe kemi bërë shumë mirë”, th a ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *