TË FUNDIT

Nis vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës | LIVE

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës së sotme, në rend dite të së cilës janë disa pika, përfshirë edhe votimin e Ligjit për Specialen.

Pikat e rendit të ditës: Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim; Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar; Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale; Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës; Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026; Interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike;

Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *