TË FUNDIT

Muharremaj apelon për kujdes nga erërat e forta: Qytetarët të shmangin qëndrimin pranë drunjve dhe objekteve të paqëndrueshme

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, pas paralajmërimeve për erëra të forta.

Përmes një njoftimi në Facebook, Muharremaj ka apeluar që qytetarët të tregojnë vëmendje gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura, duke shmangur vendet që mund të paraqesin rrezik.

"Shmangni qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme. Keni kujdes nga kulmet, llamarinat dhe materialet që mund të shkëputen nga era", ka shkruar Muharremaj.

Ai gjithashtu ka këshilluar qytetarët që të sigurojnë objektet në oborre dhe ballkone, të cilat mund të barten nga era, si dhe të shmangin parkimin e automjeteve pranë drunjve dhe objekteve të rrezikuara.

"Siguria e qytetarëve është prioritet. Kujdesuni për veten, familjen dhe njëri-tjetrin", ka apeluar kryetari i Suharekës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *