Dhunë e vazhdueshme ndaj bashkëshortes, dhunë psikike ndaj vajzës, kanosje përmes telefonit ndaj ish-bashkëjetueses – raporti 24-orësh për dhunën në familje
Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës, që janë raportuar në Polici në 24-orët e fundit.
Raste e dhunës janë raportuar në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë, Gjakovë e Malishevë.
Raporti policor p ër rastet e dhun ës në familje:
Fushë Kosovë 12.11.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan 12.11.2026 – 21:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 12.11.2026 – 16:45. Është raportuar se një femër kosovare, ditë më parë përmes telefonit ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte bashkëjetuar një kohë. I dyshuari më pas përmes telefonit kishte kanosur edhe babanë e viktimës. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.
Gjakovë 12.11.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 12.11.2026 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
