TË FUNDIT

Kledja shpërthen në lot për Nichin: Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas

Një moment emocional është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku Kledja nuk ka arritur t’i mbajë lotët teksa ka folur për sjelljen e banorit tjetër, Nichi, ndaj saj.

Gjatë një bisede me këngëtaren Nora Tushi, ajo ka shprehur shqetësimin për faktin se Nichi i qëndron vazhdimisht pranë dhe, sipas saj, e ndjek nga pas, pavarësisht se kjo situatë e bën të ndihet jo rehat.

“S’ndihem mirë, më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas, kaq… Nuk ndihem okej, s’kam çfarë të bëj, të rri këtu, të dal jashtë…”, është shprehur Kledja mes lotësh.

Më tej, ajo ka theksuar se nuk e konsideron të pranueshme që dikush të vazhdojë t'i qëndrojë pranë një personi edhe pasi ai i ka kërkuar shprehimisht të mbajë distancë.

“Nuk është normale kur një person të thotë mos më rri kaq afër, ti të vazhdosh ta bësh”, ka deklaruar ajo.

Rrëfimi i Kledjës vjen në një kohë kur raportet mes banorëve në shtëpinë e BBVK 5 janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo situatë do të marrë një tjetër drejtim gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *