TË FUNDIT

Banesat në Shkup mbi 3 mijë euro për m², bie për 14% numri i blerjeve

Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për metër katror ka kaluar 3.000 euro, ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbeten larg këtyre çmimeve. Për shumë familje edhe marrja e një banese me qira është bërë barrë e madhe për buxhetin familjar. Ka rënë dukshëm edhe interesimi për t’i blerë banesat. Agjentët e shitjes thonë se kjo vjen si pasojë e politikave të dobëta shtetërore për banimin.

”Situata aktuale në vend, sa i përket çështjes së banimit, nuk është aspak e mirë. Nëse më pyesni se nga vjen kjo situatë, duhet të them se këtu kemi shumë më tepër tregues. Por, pyetja kryesore që duhet shtruar është: A ka shteti një politikë aktive të banimit? Për fat të keq, përgjigjja ime është se shteti nuk ka një politikë aktive të banimit”, deklaroi Marjan Dimitriev, Drejtor i “B2realstate”.

Qytetarët thonë se me rrogat aktuale nuk paguhen qiratë, e lërë më të blihet një banesë e re.

“Shtrenjtë janë, jo me rrogën tonë jo.00:18 00:23 shtet pa kontroll askush asgjë nuk kontrollon. Për me ble në stratosferë kan shkruar çmimet a nuk vlejnë aq, e di që nuk vlejnë”, tha një qytetar.

“Për mua asnjë nuk është e lehtë me pas mundësi që shteti të mundëson si jashtë atëherë e merr banesën dhe e di që e paguan dhe është e jotja.00:55 01:02 Edhe qirajat janë shumë tepër janë bërë, rrallë ndonjë shtëpij që mund të gjesh edhe atë ndonjë barak të keqe të shtremt 200–250 euro dhe atë një dhomëshe”, tha një qytetar tjetër.

“Si jo, shumë shtrenjtë është. Unë nuk kam para, me pensionin tim nuk kam asnjë mundësi të blej banesë, kjo as që më shkon ndërmend. Edhe ai që e merr banesën me qira duhet të paguajë qiranë dhe kështu nuk ia del dot”, tha qytetari.

Të dhënat e Kadastrës tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026 janë shitur 1.856 banesa, 14 për qind më pak se në tremujorin paraprak. Në të njëjtën periudhë, numri i banesave të dhëna me qira është rritur për 45 për qind, ndërsa shuma e përgjithshme mujore e qirave është rritur për 31 për qind. Çmimet e shitjeve kanë arritur nivele të larta.

Në Karposh, një banesë është shitur për 3.121 euro për metër katror, ndërsa në Qendër të Shkupit, një banesë e re ka arritur çmimin prej rreth 3.160 euro për metër katror.

Çmimet e banesave të reja u rrit dukshëm pas pandemisë kur u rritën çmimet e materialeve bazë si hekuri, druri dhe betoni, duke shtuar këtu edhe çmimet e derivateve të naftës./Alsat.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *