TË FUNDIT

Një i vdekur, të paktën katër të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Policia bëri të ditur se të paktën pesë persona janë qëlluar në një rrugë të frekuentuar në qendër të Uashingtonit, D.C., nga një person i armatosur, i cili më pas është barrikaduar brenda një ndërtese.

Sipas dëshmitarëve, një person ka humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Forcat lokale dhe federale të rendit, përfshirë Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Sekret, kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e personit të dyshuar, raportoi John Holman nga Al Jazeera, i cili ndodhet në vendngjarje.

Sipas raportimeve, autoritetet e kanë përshkruar të dyshuarin si një mashkull të bardhë, i veshur me një bluzë gri.

Të shtënat ndodhën të enjten pranë Logan Circle, në kryqëzimin e rrugës "15th Street NW" dhe rrugës "P Street", njoftoi policia në orën 08:23 me orën lokale.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve "Associated Press" se pa një person të qëlluar në kokë brenda një palestre në vendngjarje.

James Spellman ndodhej në palestër kur dëgjoi të shtëna. Ai tregoi se në atë moment në palestër kishte rreth 50 persona.

One person was killed and four others were injured in a shooting at a gym in Washington, D.C., on Thursday morning, police said.Officers responded to reports of gunfire shortly before 8 a.m. and later traced the suspected gunman to a seventh-floor apartment in a nearby building, where he had barricaded himself and shot himself, according to police. The investigation remains ongoing. — CBS News (@CBSNews) November 12, 2026

"Brenda pak sekondash, një burrë u rrëzua në tokë dhe u krijua një pellg gjaku", tha ai. "Një anëtar i palestrës vrapoi për ta ndihmuar. Ai kishte vdekur menjëherë. Ishte qëlluar në qafë".

Spellman tregoi se ai dhe anëtarë të tjerë të palestrës dolën me vrap jashtë, ndërsa dëgjoi të shtëna të tjera në zonën e rrugës "15th Street".

Ai tha se dëgjoi rreth dy të shtëna brenda palestrës dhe rreth pesë ose gjashtë të tjera jashtë.

Sulmi ndodhi rreth një milje larg Shtëpisë së Bardhë, në një kohë kur lëvizja në qytet ishte shumë e dendur.

Police respond to active shooter in Washington, DC https://t.co/wvXqP8yDIg — Reuters (@Reuters) November 12, 2026

Shkollat pranë vendngjarjes u mbyllën dhe u vendosën nën masa sigurie të rrepta.

Policia u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë brenda ndërtesave, ndërsa forcat e rendit mbërritën në zonë.

"Futuni në ndërtesën më të afërt, qëndroni larg dritareve dhe mos dilni jashtë derisa të ketë njoftime të tjera", thuhej në udhëzim. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *