Specialja ngec në Kuvend: 79 vota për rendin e ditës, por pa votim. Vendimi të premten
Kuvendi i Kosovës e futi të enjten në rendin e ditës Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 79 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim. Megjithatë, votimi vendimtar për rrëzimin e vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula nuk u mbajt, pasi seanca u shty për mungesë deputetësh.
Ligji ishte miratuar në dy lexime më 6 tetor, por presidentja e ktheu në Kuvend për rishqyrtim me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila e kishte sponsorizuar. Për ta rimiratuar dhe për ta tejkaluar vetën nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve.
Seanca dështon pas pauzës
Pas pyetjeve parlamentare, deputetët shkuan në pauzë deri në orën 14:00. Pikërisht pas saj pritej shqyrtimi i ligjit. Por për vazhdimin e seancës në sallë u paraqitën më pak se 20 deputetë, ndërsa nga shumica parlamentare ishin të pranishëm vetëm Vigan Qorrolli dhe Avni Dehari.
Rreth orës 14:30, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu , njoftoi shtyrjen e seancës dhe kritikoi grupet parlamentare.
"Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Unë nuk kam mundësi deri në pafundësi t'i pres deputetët", deklaroi Haxhiu.
Çitaku: Ta votojmë sot, të hënën ndryshimet
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku , u kërkoi deputetëve që ligji të miratohet në formën aktuale, ndërsa procesi i ndryshimeve të nisë menjëherë pas votimit.
"Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime që, ne besojmë, ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm dhe juridikisht më të qëndrueshëm nga kushdo që do ta kontestonte në fazat e mëtejshme. Këtë vendim e kemi marrë të vetëdijshëm se do të na kushtojë politikisht, por për ne qëllimi është më i rëndësishëm sesa dëmi që mund të na bëjë neve si parti politike", tha Çitaku.
"Zotohem publikisht se të hënën do ta sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do t'i bëjmë ndryshimet e ligjit në fjalë", shtoi ajo.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci , tha se LVV e mbështeti futjen e ligjit në rend dite, edhe pse e sheh rrugën e ndjekur si problematike.
"Kemi biseduar edhe për faktin se ky projektligj dhe mënyra se si po adresohet nuk janë rruga e duhur. Por, duke qenë se PDK-ja ka besuar në këtë projektligj, ne i kemi dhënë mbështetjen tonë. Ne jemi dakord që të futet në rend të ditës dhe pastaj të diskutojmë përsëri", tha Nagavci.
Më herët, në Komisionin për Legjislacion, deputeti i LVV-së Adnan Rrustemi kishte thënë se partia e tij është për një nismë të re ligjore, ndërsa Aleanca, përmes Besnik Tahirit, e mbështeti rivotimin e ligjit ashtu siç kërkon PDK.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet kundër. Deputetja dhe ish-presidentja Vjosa Osmani deklaroi se LDK nuk e mbështet rrëzimin e vetos nëse synohet të kalojë i njëjti ligj, duke thënë se iniciativa të tilla "as nuk janë në përputhje me Kushtetutën, as nuk janë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës".
Ligji e kufizon juridiksionin e Speciales vetëm në veprat e përmendura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, pra nxjerrjen dhe trafikimin e organeve njerëzore dhe krimet e lidhura drejtpërdrejt me to. Periudha që mbulon gjykata fillon nga 1 korriku 1999, në vend të 1 janarit 1998.
Dënimi maksimal ulet nga burgimi i përjetshëm në 15 vjet. Rastet që dalin jashtë juridiksionit kalojnë te gjykatat dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, dënimet mund të vuhen në institucionet korrektuese të Kosovës, ndërsa të dënuarit mund të falen nga presidenti.
Për rastet në zhvillim, ligji parasheh që pas aktgjykimit të Panelit të Apelit të Speciales, çdo mjet i mëtejshëm juridik të shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës në Prishtinë.
Nisma u ndërmor pasi më 16 shtator Specialja dënoi katërshen e ish-drejtuesve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burg: Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.
Bashkimi Evropian i ka kundërshtuar ndryshimet, duke paralajmëruar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Kuvendi pritet t'i rikthehet ligjit të premten.
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas tij, nuk janë konstatuar lëshime. Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka marrë në shqyrtim dosjen për…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin diskutoi për punën e Institutit, rezultatet…
Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk do të bashkëpunojnë me ta. Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do…
Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese e vendit t'i rishikojë marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën për normalizimin e…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë procesi i amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e seancës së sotme për shkak të mungesës së deputetëve pas pauzës së paraparë deri në orën 14:00. Haxhiu njoftoi se seanca do të…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po vazhdon fushatën vetëdijësuese për diabetin, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj…
Kryeministri Edi Rama nga samiti në Dublin ka pohuar edhe një herë se Shqipëria do të presë samitin e radhës së NATO-s, por ende nuk është përcaktuar data. Rama tha se samiti nuk do të mbahet në vitin 2027, ndërsa nëse do…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ministrin e Sportit lidhur me problemet dhe vonesat në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ajo ka thënë se është irrituese të…
Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga homologu i tij irlandez Micheál Martin. Ai me këtë rast theksoi se Kosova llogarit në mbështetjen e Irlandës për anëtarësim në Bashkimin…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për mungesën e uniformave të Policisë së Kosovës, duke thënë se, pavarësisht rritjes së…
Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk e mbështet propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që Ligji për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi në formën në të cilën është miratuar nga Kuvendi, pa pritur…
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie me pagat dhe kushtet e punës. Ata paralajmëruan se protesta do të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë sqarime në Kuvendin e Kosovës lidhur me furnizimin e Policisë së Kosovës me goma dimërore për automjetet zyrtare. Sveçla tha se, bazuar në analizat dhe raportet e…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menjëherë pas përfundimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare. Pas pauzës, Kuvendi pritet të vazhdojë…
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se është shtyrë seanca e paraparë për sot ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja”. Sipas njoftimit të Gjykatës, seanca nuk…
Kuvendi i Kosovës ka votuar me 79 vota për përfshirjen në rendin e ditës të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky projektligj ishte miratuar më 6 tetor…
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) ka organizuar sot konferencën vjetore të Konsorciumit të Institucioneve për Zhvillim dhe Hulumtim në Arsim në Evropë (CIDREE), me temën “Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve gjatë…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka dhënë sqarime në Kuvendin e Kosovës lidhur me betimin ushtarak të djalit të tij në Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë. Quni tha se publikimi i…
Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, u ngrit aktakuza në mungesë për rastin e saj. Mirjeta Zeka-Shabani është e zhdukur prej shtatë vjetësh, ndërsa hetimet për rastin e saj janë të pezulluara që nga viti…
Kuvendi i Kosovës do ta rishqyrtojë Ligjin për Gjykatën Specialen në versionin që miratoi më 6 tetor, por mbetet e paqartë nëse ai do t’i marrë 61 votat e nevojshme për të rrëzuar veton e presidentes Justina Shiroka…
Avokati i Popullit ka publikuar raportin për gjendjen e ujërave në Kosovë, ku evidentohen probleme serioze me ndotjen e lumenjve, menaxhimin e resurseve ujore dhe zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit. Sipas raportit, ndër lumenjtë më të…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin, nëse synimi është që në kuvend të rikthehet…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kërkuar kujdes në procedimin e ligjit për Specialen, duke theksuar se nuk duhet të nxitohet në këtë proces. Gjatë diskutimit, Rrustemi tha se është e rëndësishme që…
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht ndryshimeve apo variantit që mund të propozohet. Në një prononcim për media, Haradinaj tha se aktualisht ka paqartësi lidhur me procedurën që…
Komisioni parlamentar për Legjislacion po shqyrton futjen në “procedurën e përshtatshme” për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Anëtarja e Partisë Demokratike…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, brenda pak minutash pritet të nis seanca e radhës në gjykimin ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Komunën e Malishevës gjatë luftës së…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ngritur në Kuvendin e Kosovës çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai e cilësoi pasivizimin e adresave si "spastrim etnik me letra" nga…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, mbështetje që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti u prit…
Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni dhe prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Veton Shabani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelor në Ferizaj, ku…
Dy ekspertë amerikanë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë argumentuar se prania e rreth 600 ushtarëve amerikanë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë duhet të ruhet, duke paralajmëruar se tërheqja e tyre do t'i…
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, duke thënë se këtë vit komunave u janë ndalur 24 milionë…
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot, në orën 09:30, për të shqyrtuar vendimin e presidentes për kthimin në rishqyrtim të…
Në Gjykatën Themelore në Pejë sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, shkruan IndeksOnline. Seanca do…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje punëtorëve të të gjitha divizioneve të KEK-ut që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër, më 12 nëntor, para zyrave…
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën pritet të shqyrtohen disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe çështje të tjera. Në rend të ditës janë tri…
Sot moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C. Ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 19°C. Era do të fryjë nga drejtimi i…
Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, ka deklaruar se do ta pranojë vendimin përfundimtar të drejtësisë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, cilido qoftë ai. Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i Dhomave…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend dite janë shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe…
Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi. Sipas informacioneve nga "Vijesti", të shtënat ndodhën në një restorant pranë semaforëve kryesorë në…
Zvonko Veselinoviq, biznesmeni serb nga veriu i Kosovës që ndodhet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara për krim të organizuar, është larguar drejt Turqisë përmes Bosnjës e Hercegovinës. Sipas burimeve të sigurisë në…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, me rastin e Ditës së Veteranëve Amerikanë, ka shprehur mirënjohje për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificën e veteranëve të Forcave të Armatosura…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée. Kryeministri Kurti tha se Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta jonë për…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, tha se cilësia e shërbimeve shëndetësore është thelbësore për ndërtimin e besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor. Në ceremoninë e hapjes së…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja direkte në Kosovë, duke përjashtuar patundshmëritë, arrijnë në 300 milionë euro. Gjatë debatit parlamentar, Murati ka thënë se rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e…
Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit
Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm zviceran, pritet konferencë për media
10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit
Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi
Kush po e rrezikon stabilitetin e Maqedonisë së Veriut?
Ndryshimet klimatike dhe kërcënimi i urisë globale: një gradë më shumë, miliona jetë në rrezik
Nëntori 2026 mes flamurit e protestës
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Ariana Grande është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi u shfaq për herë të parë në tapetin…
Carys Douglas, vajza e aktorëve të njohur Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj…
