TË FUNDIT

Nëntori 2026 mes flamurit e protestës

Nëntori është muaji më simbolik i historisë shqiptare. Është muaji i flamurit, i pavarësisë, i kujtesës kombëtare dhe i atyre ngjarjeve që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar. Është muaji që na kujton sakrificat e brezave për liri, dinjitet, shtetësi dhe të drejtën e shqiptarëve për të vendosur vetë të ardhmen, si popull i pavarur. Por nëntori nuk duhet të jetë vetëm muaj festimesh, ceremonishë, fjalimesh zyrtare dhe përkujtimesh historike. Ai duhet të jetë edhe një muaj reflektimi serioz për gjendjen e sotme të shqiptarëve, për demokracinë, për liritë qytetare, për drejtësinë dhe për përgjegjësinë e institucioneve ndaj qytetarëve dhe të drejtave të tyre.

Është një ironi e historisë që, ndërsa shqiptarët kremtojnë pavarësinë e fituar më 28 Nëntor 1912, sot ata përballen me protesta studentore dhe qytetare, të cilat shprehin pakënaqësinë, shqetësimet dhe kërkesat e tyre për një të ardhme më të mirë. Pavarësia nuk është vetëm një akt historik i vitit 1912. Ajo është edhe një përgjegjësi e përditshme e shtetit ndaj qytetarëve të vet. Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me bashkëpunëtorët e tyre ngritën flamurin në Vlorë për t’i dhënë Kombit shqiptar një shtet të pavarur. Ata nuk luftuan vetëm për një territor dhe për një flamur, por edhe për dinjitetin e një populli, për të drejtën e tij për të qenë i lirë dhe për të mos u sunduar nga të tjerët. Sot, më shumë se një shekull pas shpalljes së Pavarësisë, brezi i ri shqiptar ka të drejtë të kërkojë që këto ideale të mos mbeten vetëm në faqet e historisë.

Prandaj, protestat studentore dhe qytetare të shqiptarëve sot nepër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë nuk duhen parë si shqetësim për pushtetin, por si shprehje e një të drejte themelore demokratike. Studentët kanë të drejtë të kërkojnë arsim cilësor, kushte më të mira jetese, meritokraci dhe mundësi të barabarta. Po kështu, protestat qytetare janë pjesë e natyrshme e një shoqërie demokratike, kur qytetarët ndihen të papërfaqësuar, të zhgënjyer ose të papërfillur nga institucionet. Një demokraci nuk matet vetëm me zgjedhjet që organizon, por edhe me mënyrën se si dëgjon zërin e qytetarëve nepërmjet zgjedhjeve, përfshir zërin edhe të atyre që nuk e kanë votuar një qeveri të caktuar. Frank Shkreli: Nga paralajmërimi “Demokracia nuk pret”, te zgjimi qytetar dhe alarmi: Demokracia në rrezik! | Gazeta Telegraf

Nëntori 2026 duhet të na kujtojë rishtas se flamuri kombëtar nuk është pronë e asnjë partie, qeverie apo pushteti. Ai është simboli i përbashkët i të gjithë shqiptarëve. Prandaj, nuk ka asnjë kundërshti ndërmjet nderimit të pavarësisë, historisë kombëtare dhe protestës për të drejtat qytetare. Përkundrazi, ato janë pjesë e së njëjtës aspiratë historike për një Shqipëri e lirë, të drejtë dhe demokratike. Ata që shpallën Pavarësinë më 1912 nuk mund ta kenë imagjinuar lirinë si një privilegj të pushtetarëve, atëherë as sot, por si një e drejtë popullit, pa dallime. Dhe kjo e drejtë përfshin edhe të drejtën për të protestuar, për të kundërshtuar padrejtësinë dhe për të kërkuar llogari nga ata që qeverisin. Nuk duhet të harruar se historia shqiptare është ndërtuar edhe nga breza të rinj që nuk janë pajtuar me padrejtësitë e kohës së tyre. Studentët dhe qytetarët që ngrihen sot për kërkesat e tyre nuk janë jashtë historisë kombëtare. Ata janë pjesë e saj. Në këtë Nëntor, ndërsa përulemi me respekt para Flamurit dhe kujtojmë 28 Nëntorin, duhet të pyesim veten: Çfarë kuptimi ka pavarësia nëse qytetari nuk ndihet i lirë të kërkojë të drejtat e tij? Çfarë kuptimi ka demokracia nëse zëri i studentëve dhe i qytetarëve nuk dëgjohet? Dhe çfarë vlere kanë ceremonitë përkujtimore nëse idealet e atyre burrave që shpallën Pavarësinë, nuk zbatohen në jetën e përditshme?

Nëntori pra, nuk është vetëm një muaj për të kujtuar të kaluarën historike. Është edhe një rast për të gjykuar të tashmen dhe për të menduar për të ardhmen. Pavarësia është shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, ndërsa demokracia, drejtësia dhe dinjiteti qytetar kërkojnë të mbrohen çdo ditë dhe nga çdo brey. Frank Shkreli: Shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024 | Gazeta Telegraf – Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan shpesh theksonte se demokracia nuk është diçka e garantuar – por që duhet të mbrohet dhe të ruhet, aktivisht, çdo ditë dhe nga çdo brez.

Ky është, ndoshta, mesazhi më i rëndësishëm i Nëntorit të shqiptarëve, 2026. Ta duan historinë e vet, ta nderojnë Flamurin kombëtar, por, njëkohsisht, të mos heshtin përballë problemeve dhe padrejtësive të së sotmes. Sepse patriotizmi nuk matet vetëm me mënyrën se si festohet Pavarësia, por edhe me përgjegjësinë që qytetarët kanë për vendin dhe për të ardhmen e tij. Nëntori është muaji i Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por pavarësia pa drejtësi, pa demokraci dhe pa dinjitet qytetar mbetet një ideal ende i papërmbushur.

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të veçantë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, bashkëkombësit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Largimi i tij nga kjo jetë përbën një humbje…

Analisti dhe publicisti Lirim Gashi i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta marrë si këshilltar juristin Gazmend Halilaj. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi rendit shtatë arsye…

Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe…

Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk po përballen thjesht me një qeveri; ata po përballen me një sistem të tërë kontrolli…

Shtëpia e Bardhë e ka zgjedhur kandidatin, por kjo ende nuk do të thotë se Kosova ka ambasador amerikan. Presidenti Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogachekun, drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), për ambasador të SHBA-së në…

Prej dy ditësh po lexoj lajmin për vdekjen e Xhevat Prekazit, një mitrovicas shqiptar, apo, më konkretisht, një emër i njohur i futbollit të ish-Jugosllavisë. Ndarja e tij nga jeta kërkon përmbajtje dhe respekt për dhimbjen e familjes…

Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore…

Tragjizmi i një gruaje të fortë, intelektuale e dinjitetshme, me personalitet dhe integritet unik, në luftën e saj e vetmuar, për ta pasur pranë djalin e saj Anin, fisnikërisht, u bë kurban i tij. Arlindë Zekaj e parashikoi ekzekutimin e saj,…

Delegacioni i parë i Listës Studentore që erdhi në Kosovë pas fitores në Serbi la pas vetëm një mesazh. Pas vizitës së 8 dhe 9 nëntorit, kandidati Fegja Dimoviq e quajti Kosovën "pjesë përbërëse të…

Gjuha shqipe do të ketë vend në provimin e jurisprudencës, por jo deri në fund. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi të hënën se kandidatët do ta japin pjesën teorike në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Simulimet e…

Të gjithë e dimë historinë e emrimit si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj. Kryeministri Edi Rama e emroi atë në krye të diplomacisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta nuk e…

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të ndërlikuar, ku, përveç përballjes ushtarake në front, gjithnjë e më shumë po goditen infrastruktura energjetike, objektet strategjike dhe korridoret logjistike. Këto zhvillime nuk…

Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…

Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…

Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…

Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive…

Muret e zhveshura të shtetit! Kur hipokrizia politike tenton të fshijë Rugovën! Vendimi për largimin e fotografisë së Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në…

Lajmi për largimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj i nderit në Presidencë, zëvendësimin e saj me një punim filigrani dhe zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, përbën…

Demokracia më e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë, por ajo që mund të njohë dhe korrigjojë gabimet e veta një krahasim midis shteteve demokratike të qeverisura nga sundimi i ligjit rreth modelit të…

Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund…

Një muaj pasi mori detyrën, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka bërë ndryshimin e parë të dukshëm në Presidencë. Jo në ligje e as në dekrete, por në mure. Në vendin ku qëndronte e ekspozuar Deklarata e Pavarësisë…

Ekonomia joformale vazhdon të jetë një nga sfidat serioze të zhvillimit ekonomik dhe funksionimit institucional në Kosovë. Ajo nuk paraqet vetëm shmangie të obligimeve tatimore, por edhe një padrejtësi ndaj bizneseve që veprojnë në…

Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vite me radhë kjo parti erdhi duke rënë nga veprime jokorrekte dhe jorugoviste, siç është bërë zakon të…

Rënia e Aleksandër Vuçiqit dhe fitorja e Listës Studentore në Serbi kanë krijuar ndjesinë se diçka po lëviz në rajon. Kjo ndjesi nuk duhet të kthehet në nxitim. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, sipas së cilës Qeveria e…

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta shndërrojnë pakënaqësinë me funksionimin e shtetit dhe ngecjen evropiane në kërkesa të qarta institucionale. Deklaratat për barazi fitojnë peshë kur shoqërohen me propozime ligjore,…

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian paraqitet, me të drejtë, si një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të historisë sonë bashkëkohore. Ai përfaqëson shpresën për…

Toka që ruan kujtesën e qytetërimeve Çdo pëllëmbë toke ka historinë e vet, por jo çdo histori është shkruar në libra. Një pjesë e madhe e së kaluarës së njerëzimit është ruajtur në…

Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës…

Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, të karakterizuara nga rritja e pakënaqësisë qytetare, mobilizimi studentor dhe përhapja e protestave…

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës zgjodhën të dielën përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH). Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën…

1. Kur një debat në Harvard bëhet alarm për institucionet shqiptare Më 29 tetor 2026, në Universitetin e Harvardit, një prej qendrave më të njohura akademike të botës, u zhvillua një debat mbi Dhomat e Specializuara të…

Një Evropë që duhet të dëshmojë se vlerat e saj vlejnë njësoj për të gjithë Procesi i integrimit evropian të Kosovës nuk mund të trajtohet si çështje dytësore e politikës së zgjerimit të…

Në të njëjtat orë kur bulevardi i Tiranës mbulohej me gaz lotsjellës, u bë publike një letër e prokurorisë speciale që mund të peshojë më shumë se çdo molotov. SPAK-u ka regjistruar një procedim penal për…

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2025 nxjerrin në pah një nga sfidat më serioze sociale, ekonomike dhe demografike me të cilat përballet Evropa: përqindjen e të rinjve të moshës 15–29…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën "Fol me Kryeministrin", që sipas tij është një hapësirë komunikimi e drejtpërdrejtë, fillimisht për studentët, por e hapur për çdo qytetar. Sipas Agjencisë Telegrafike…

Të mërkurën, më 4 nëntor 2026, Komisioni Europian ka publikuar raportin e tij për nivelin e demokracisë dhe zhvillimet politike e ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor. Duke lexuar pjesën për Shqipërinë dhe atë për…

Prej disa javësh, Ballkani flet për Serbinë pas Vuçiqit. Fitorja e Listës Studentore dhe humbja e partisë që e sundoi vendin për më shumë se një dekadë kanë sjellë shpresë në Bruksel. Kanë sjellë edhe pritje…

Deklaratat e fundit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për ekzistencën e të ashtuquajturave “qytete nëntokësore të raketave” dëshmojnë se Teherani po përpiqet të forcojë strategjinë e mbijetesës…

Nesër, të dielën më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë të drejtë të zgjedhin Këshillin Kombëtar Shqiptar, institucionin që për katër vitet e ardhshme do të…

Ndërsa grupi punues për strategjinë e apelit të katërshes heshti pas takimit të sotëm, mbetet një pyetje që shkon përtej një mbledhjeje të vetme: sa e fshehtë mund të jetë një strategji që do t’i…

Shqipëria nuk rrezikohet vetëm nga ata që e vjedhin, e varfërojnë apo e keqqeverisin. Ajo rrezikohet edhe nga ata që e duartrokasin shkatërrimin e saj, duke e ngatërruar interesin e pushtetit me interesin kombëtar. Ka diçka thellësisht…

Sa herë që mendoj për Shqipërinë, shpesh i bëj vetes të njëjtën pyetje: Çfarë ka ndodhur me vendin për të cilin dikur besonim se kishte një të ardhme? Ecni nëpër rrugët e Tiranës dhe hidhni sytë…

Çdo 8 nëntor, enveristët e moçëm, deri në frymën e fundit, dhe “të rilindur” gjatë këtyre mbi 13 viteve të qeverisjes nga Edi Rama, hapur e gjysmë fshehtazi, festojnë 85-vjetorin e krijimit apo të pjelljes së…

Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë…

Armiqtë e kombit tonë nuk godasin gjithmonë me plumba, që lënë gjurmë gjaku në fushëbetejë. Sot, beteja më e rrezikshme zhvillohet në heshtje, brenda mureve tona. Përmes strategjive hibride, ata-armiqtë…

Në Ballkan, mesazhet e diplomatëve amerikanë shpesh lexohen si protokoll: një video e shkurtër, falënderime, premtime për bashkëpunim. Videomesazhi i ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, nuk duhet lexuar kështu. Ai…

Kur zbërthejmë anatominë e rrënimit shoqëror dhe politik në trojet tona, pyetja më e dhimbshme që shtrohet është ajo mbi shkaqet e brendshme psikologjike dhe historike: Pse populli ynë, pas aq shumë shekujsh vuajtjeje, bie sërish…

Presidenca nuk është shtëpi familjare

Demokracia e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë

Çka mund ta lirojë katërshen në apel dhe çka jo: mësimi nga rasti Gotovina

Shteti nuk është pronë private e presidentes!

Nëntori 2026 mes flamurit e protestës

Qeveria Kurti IV: Shumicë e brishtë parlamentare dhe mundësi për përfundim të parakohshëm të mandatit

Mickoski, shteti nuk është pronë e një populli!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni – Intelektuali që ia kushtoi jetën dijes, diplomacisë dhe idealit të shqipërisë natyrale

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Këngëtarja britanike, Alexandra Burke, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në…

Prezantuesja e njohur britanike, AJ Odudu, ka mbërritur në aeroportin e Brisbane, në Australi, teksa po përgatitet për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *