Shqipëria kryeson grupin, i duhen edhe katër pikë për të siguruar vendin e parë
Pas katër ndeshjeve fillestare të zhvilluara në muajt shtator dhe tetor, kombëtarja shqiptare ka koleksionuar 9 pikë në Ligën e Kombeve, duke fituar tri ndeshje dhe humbur një. Ajo kryeson grupin 1 të Ligës C, lënë pas Bjellorusinë dhe Finlandën, të cilat kanë nga shtatë pikë secila.
Për të garantuar vendin e parë, Shqipërisë i nevojiten katër pikë në dy ndeshjet e mbetura. Fillimisht, duhet të mposhtë Finlandën të enjten në stadiumin “Air Albania”. Një fitore aty do të ishte një ndihmë e madhe përpara ndeshjes së fundit më 15 nëntor kundër Bjellorusisë, që do të zhvillohet në Budapest, në një terren neutral.
Në rast të një rezultati tjetër ndaj finlandezëve, do të jetë thelbësore që kuqezinjtë të fitojnë ndeshjen finale. Deri tani, Shqipëria jo vetëm që ka një avantazh në pikë, por edhe një diferencë golash pozitive me pesë gola, me tetë gola të shënuar dhe tri të pësuar.
Megjithatë, këto janë vetëm llogari teorike dhe fushëbeteja do të përcaktojë rezultatin përfundimtar. E vetmja gjë e qartë është se Shqipëria duhet të fitojë ndaj Finlandës për të siguruar objektivin e saj, që është kryesimi i grupit dhe përparimi në Ligën B.
