Ministria e Shëndetësisë jep afro 6 milionë euro për furnizim me insulina
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 5 milionë e 952 mijë e 501 eurosh për furnizim me insulina analoge.
Furnizimi do të bëhet në kuadër të listës së barnave esenciale.
Sipas njoftimit, kontrata është ndarë në dy lote dhe është nënshkruar me kompaninë “MEDITECH”.
Për lotin 1, që përfshin furnizimin me insulina analoge bifazike (premix), me veprim të shpejtë dhe të mesëm, është nënshkruar kontratë në vlerë prej 4 milionë e 791 mijë e 29.60 eurosh.
Ndërkaq, për lotin 2, që përfshin insulinat analoge me veprim të shpejtë, vlera e kontratës është 1 milion e 161 mijë e 472 euro.
Të dy kontratat janë nënshkruar më 10 nëntor, me të njëjtin operator ekonomik.
Sipas dokumentit të prokurimit, në këtë aktivitet ishin pranuar vetëm nga një tender për secilin lot dhe të dy tenderët ishin vlerësuar si të përgjegjshëm.
Kontrata është e natyrës kornizë publike, me kohëzgjatje prej 24-muajsh, ndërsa financimi do të bëhet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.
Furnizimi me insulinat e kontraktuara do të bëhet në depon e barnave të Ministrisë së Shëndetësisë
