Harry Kane fiton “Topin e Artë”, nuk përfshihet në formacion
Harry Kane, pavarësisht se vlerësohet si lojtari më i mirë nga gazetarët dhe fitues i “Topit të Artë”, nuk u përfshi në formacionin më të mirë të vitit 2026, zgjedhur nga sindikata ndërkombëtare e futbollistëve. Përzgjedhja e bërë nga 19,806 futbollistë profesionistë në mbarë botën për “FIFPro World 11” ishte një formacion i balancuar në mënyrë të pazakontë: 3-3-4, për të përfshirë sa më shumë sulmues.
Në vendin e Kane, rreth 20,000 lojtarë profesionistë zgjodhën një katërshe sulmi me Lamine Yamal në krahun e djathtë, Kylian Mbappé në krahun e majtë, ndërsa Erling Haaland dhe Lionel Messi në qendër. Formacioni përfshin gjithashtu Raya në portë; Hakimi, Cubarsi dhe Nuno Mendes në mbrojtje; si dhe Vitinha, Rodri dhe Bellingham në mesfushë. Ekipet PSG dhe Barcelona kanë secila tre lojtarë në formacion, të ndjekura nga Real Madrid me dy lojtarë. Manchester City, Arsenali dhe Inter Miami prezantohen nga një lojtar secili, ndërsa Bayern Munich nuk ka asnjë përfaqësues, as fituesin e “Topit të Artë”.
Harry Kane fitoi çmimin individual më të madh të futbollit pas një konkurimi të fortë me Mbappé. Ai triumfoi me vetëm 28 pikë më shumë se sulmuesi francez, që është diferenca e dytë më e vogël në historinë e këtij çmimi, i cili shpërndahet nga “France Football” dhe për të cilin votojnë 100 gazetarë sportivë nga 100 vendet kryesuese sipas renditjes së FIFA.
