Gjykata e Elbasanit vendos sot për ekstradimin e spiunes ruse që u kap në Grmash
Gjykata e Elbasanit vendos sot për ekstradimin e spiunes ruse që u kap në Grmash
Gjykata e Elbasanit pritet të vendosë sot për ekstradimin ose jo të shtetases ruse, Svetlana Timofeva.
Beteja ligjore pritet të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë pasi që 33-vjeçarja nuk pranon ekstradimin në vendin e saj.
Vendi i saj, Rusia po e akuzon për marrje në mënyrë të jashtëligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror, raporton Topchanel.

Rusja, Svetlana Timofeva u arrestua në Shqipëri në gusht të vitit 2022 teksa kaloi një perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Gramsh.
Ajo përballet në Shqipëri me një tjetër proces, e akuzuar sërish për spiunazh.