Finlanda bëhet anëtare e NATO-s
Finlanda bëhet anëtare e NATO-s
Finlanda u bë sot anëtari i 31-të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe flamuri i saj së shpejti do të ngrihet në selinë e aleancës.
Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto ia dorëzoi dokumentin e anëtarësimit sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli Finlandën anëtare.
Finlanda ndan një kufi lindor prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë dhe zyrtarisht aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n me Suedinë majin e kaluar për shkak të luftës së Rusisë, shkruan BBC.
Udhëtimi i Helsinkit drejt anëtarësimit ka zgjatur më pak se një vjet dhe ceremonia e së martës përkon me 74-vjetorin e themelimit të NATO-s në 1949.