TË FUNDIT

Ndërpritet trafiku hekurudhor në Cyrih pas një aksidenti në stacionin Altstetten

Trafiku hekurudhor në stacionin Altstetten të Cyrihut është ndërprerë pas një aksidenti me lëndime personale, kanë njoftuar Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB).

Stacioni Altstetten është një nga nyjat e rëndësishme hekurudhore në zonën e Cyrihut, pasi nëpër të kalojnë pothuajse të gjithë trenat që nisen nga stacioni kryesor i Cyrihut (Zürich HB) në drejtim të perëndimit, raporton Watson .

Ndërprerja ka prekur një numër të madh linjash ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë TGV, ICE, EC, IC1, IC3, IC5, IC8, IR16, IR35, IR36, IR37, IR55, RE37, S5, S11, S12, S14 dhe S19, transmeton Telegrafi.

Sipas SBB-së, ndërprerja pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00.

Udhëtarët duhet të llogarisin në vonesa, anulime të trenave dhe devijime të qarkullimit gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *