TË FUNDIT

​Parregullsi milionëshe në Trepçë, raporti i auditimit nxjerr në pah probleme me pasuritë dhe stoqet

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23 milionë eurosh dhe mbivlerësim i llogarive të arkëtueshme janë disa nga parregullsitë e evidentuara në raportin e auditimit për Trepçën për vitin 2025. Këto të gjetura u diskutuan në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u ngritën shqetësime për saktësinë e pasqyrave financiare dhe përgjegjësinë e menaxhmentit.

Kryetari i Komisionit, Besian Mustafa, gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Trepçës, tha se numri i madh i të gjeturave ngre shqetësime serioze për saktësinë e raportimit financiar të ndërmarrjes.

Kryetari i komisionit flet për të gjeturat e auditimit për Trepçën

“Nuk pasqyron drejtë realitetin financiar të ndërmarrës suaj. Ka aq shumë gjetje saqë kam frikën se do mbesim shumë gjatë. Ndërmarrja nuk ka zbatuar në mënyrë të plotë kërkesat për dy inventarë lidhur me matjen e prezantimit të stoqeve në pasqyrat financiare për një pjesë të konsiderueshme të stoqeve në vlerë prej 23 milionë e 187 mijë euro nuk janë ofruar dëshmitë të mjaftueshme për metodologjinë e përdorur për përcaktimin e vlerës, kështu që është krijuar pasiguri mbi saktësinë e tyre. Ndërmarrja nuk ka paraqitur saktë obligimin e klientit si llogari të arkëtueshme, si rezultat pasqyrat financiare paraqesin mbivlerësim të llogarive të arkëtueshme për 376 mijë e 245 euro. Ndërmarrja nuk ka siguruar regjistrim të plotë dhe të saktë të pasurive afatgjate dhe nuk ka siguruar dokumentacion për pasuri prej 42 milionë e 755 mijë e 994 euro.. Si pasojë e kësaj ekziston rreziku që pasuritë dhe rezultatet financiare të jenë materialisht të shtrembëruara, duke ndikuar në paraqitjen e drejtë financiare të ndërmarrjes”, tha Mustafa.

Lidhur me zbatimin e rekomandimeve të auditimit, kryetari i Bordit të Trepçës, Shpëtim Dobra, tha se janë ndërmarrë një sërë veprimesh për adresimin e mangësive të identifikuara, por pranoi se një numër i konsiderueshëm i çështjeve vazhdojnë të mbeten të hapura.

Sipas tij, pesë rekomandime janë zbatuar plotësisht, katër janë zbatuar pjesërisht, ndërsa 27 të tjera janë ende në proces të zbatimit.

Kryetari i bordit të Trepçës flet për veprimet që janë ndërmarrë për të gjeturat e auditimit

“Sipas raportit, pesë rekomandime janë raportuar si të zbatuara plotësisht, katër pjesërisht ndërsa 27 në proces të zbatimit. Menaxhmenti ka përcaktuar afatin deri në fund të vitit 2026. Janë ndërmarrë veprime konkrete përfshirë themelimin e komisioneve, hartime për procedura të brendshme, përmirësimin e evidencave. Duhet të pranoj se një numër i çështjeve vazhdojnë të mbesim të hapura dhe kërkojnë angazhim më të madh dhe përshpejtim të zbatimit”, tha ai.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Faton Ahmeti, tha se një pjesë e të gjeturave lidhen me konsolidimin e pasqyrave financiare, proces që, sipas tij, është realizuar për herë të parë në vitin 2024.

Ahmeti theksoi se konsolidimi ka nxjerrë në pah probleme të cilat më herët nuk ishin evidentuar në këtë formë, duke sqaruar se pasqyrat financiare përfshijnë edhe njësitë e ndërmarrjes në jug dhe veri të Mitrovicës. Sipas tij, nga të gjeturat e reja, katër lidhen me njësinë në Leposaviq.

Kryeshefi i Trepçës tregon se një pjesë e të gjeurave lidhen me konsolidimin e pasqyrave financiare

“Është hera e parë që në vitin 2024 kemi bë konsolidimin e pasqyrave financiare, që më herët nuk ka ndodhur asnjëherë dhe kjo ka qenë problematik që ka shfaqur gjetjet në këtë nivel. Prej gjetjeve të reja ne i kemi vetëm gjashtë edhe në pasqyra kemi arritur me bë një shpalosje, i kemi të emërtuara Mitrovica Jug dhe Veri. Në këtë rast, ne kemi vetëm gjashtë gjetje të reja, katër gjetje janë të njësisë sonë në Leposaviq. Nëse e krahasojmë me vitin 2024, kemi një performancë më të mirë, kemi rritje të të hyrave”, tha ai.

Megjithatë, deklarimet e kryeshefit ekzekutiv nxitën reagimin e deputetit Eman Rrahmani, i cili kundërshtoi mënyrën se si po prezantoheshin të gjeturat e auditimit.

Rrahmani tha se në komision duhet të paraqitet gjendja e plotë e ndërmarrjes dhe kërkoi sqarime lidhur me përgjegjësinë e menaxhmentit për njësinë në veri.

Rrahmani pyet se a mbikëqyret edhe njësia në veri

“Kryeshefi po thotë se janë gjashtë të gjetura të reja.. Është problem në këtë komision mos me u deklarua e vërteta edhe në këtë pjesë kaq thelbësore, ashtu siç nuk parqet raport të vërtetë, ka opinion të kundërt.. Domethënë ju nuk keni kontroll, as nuk mund të mbikëqyrni as përgjegjësi për njësinë në veri?”, tha Rrahmani.

Në përgjigje, kryeshefi Ahmeti sqaroi se nuk po i mohonte të gjeturat e auditimit, por se ato duhet të dallohen sipas njësive përkatëse, për shkak të mënyrës së konsolidimit të pasqyrave financiare.

Ahmeti sqaron se si dallohen ato

“Nuk po i mohoj gjetjet, 10 gjetje i kemi në total, por unë jam i obliguar ti ndaj gjetjet për shkak se na bëjnë konsolidim të pasqyrave financiare. I bashkojmë pasqyrat financiare dhe ne jemi të obliguar me ditë se cila gjetje mbi cilën pasqyrë financiare është”, tha ai.

Në këtë komision kanë raportuar të mërkurën edhe kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale të K.R.U “Hidrodrini”.

Pas Trepçës pritet të raportoj kryeshefi ekzekutiv dhe kryesuesi i bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2025.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se gjetjet e Komisionit Evropian duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi. Tahiri…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian. Në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, Gashi falënderoi…

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka renditur gjetjet shqetësuese për Kosovën, duke kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në plot sektorë. Ajo ka…

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në emisionin “Kosova Today”. Duke komentuar raportet dhe…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës,…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix. Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për…

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet. Hoti ka kritikuar Qeverinë…

Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme janë disa nga të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për…

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, për shkak të pakënaqësive me pagat dhe kërkesave të papërmbushura. Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta…

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi, ku liderët botërorë diskutojnë për përballimin e ndryshimeve klimatike. Përmes një…

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do t’ia përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës. Vendimi është…

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka shprehur besimin se…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga. Përmes një postimi, Hoti ka thënë se, pavarësisht deklaratave të Kurtit, vetëm katër nga dhjetë persona…

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Me ndryshimin, pension do të përfitonin edhe qytetarët që kanë punuar dhe kanë paguar…

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka arritur në Kuvend. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes vendosi të martën t'i kërkojë ministrit të Punëve të…

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë nuk mund të jetë realizuar pa dijeninë e institucioneve të sigurisë….

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në Paris se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta pranojë realitetin e shekullit XXI: "Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete". Kurti foli të martën në një bashkëbisedim me…

Në Gjykatën Themelore në Pejë të enjten (12 nëntor) pritet të nisë gjykimi ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026 në Vitomiricë të Pejës, pak pasi kishte…

Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari Agim Maliqi nga radhët e Gjykatës Supreme në mungesë të kryetarit Fejzullah…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë dërguar Beogradit të njëjtin mesazh nga Parisi: pavarësia e Kosovës është realitet që Serbia duhet ta pranojë. Të dy folën të…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Reagimi i tij erdhi pasi Bogujevci njoftoi se projekti është drejt finalizimit dhe se pas përfundimit të…

Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, pavarësisht formës në të cilën do ta shqyrtojë Kuvendi, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Time Kadrijaj. Derisa ka mbetur edhe një javë nga afati për rishqyrtimin e…

Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai ishte planifikuar të mbahet në orën 09:00. Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim…

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij para angazhimit në politikë. Ai ka folur për njohjen me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin gjatë viteve…

Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratës së tij në Paris se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të kthehet në një fantazi të re serbe. Gacaferi, përmes një…

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë. Përmes një mesazhi të nënshkruar nga ambasadori Ilir Dugolli,…

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin…

Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e…

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Sipas njoftimit të IHMK-së, vranësirat në disa zona të vendit pritet të sjellin…

Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, të ketë herë pas here reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara pritet të jenë në formë të…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Elysse në Paris. Pjesëmarrja e Kurtit në…

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij gjatë vitit të kaluar e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite. Në emisionin “RTK Prime”,…

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka bërë të ditur se Posta e Kosovës ka realizuar 1.11 milion euro fitim gjatë vitit 2025, ndërsa auditori i jashtëm i ka dhënë opinion të pastër, pa vërejtje. Përmes…

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës. Përmes një njoftimi,…

Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare – Jugu, ku është njohur nga afër me gjendjen e sigurisë,…

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar udhëheqjes së re të Serbisë, që po formohet pas rënies së Aleksandar Vuçiqit nga pushteti, ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Përmes…

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare, si Forumi i Paqes në Paris, duke thënë se përveç përfaqësimit institucional, Qeveria duhet…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të martën në Paris se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se sa më shpejt Serbia ta pranojë këtë si fakt, aq më mirë do të jetë për vetë atë….

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në prag të Ditës së Veteranëve zhvilloi një aktivitet për të nderuar veteranët dhe kolegët ushtarakë. Me këtë rast, u vlerësua përkushtimi…

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Giza të Egjiptit. Përmes një reagimi, Konjufca i ka…

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës. Andaj, i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë…

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave dhe realizimin e pagës së 13-të. Protesta, e organizuar nga Sindikata e Re – KEK,…

Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë tjetër, pas shqyrtimit të nominimeve të kandidatëve nga Komisioni i…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, duke e cilësuar atë si më të lartin…

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest personal të nxitur nga egoja dhe pakënaqësia. Ai përmendi ndërhyrjen në Kosovë dhe…

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe studentë nga Lista Studentore që po e merr pushtetin në Serbi, të cilët këto ditë ishin në…

“Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës”

Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, çështja kthehet në rigjykim

“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt” – Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve

Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

Shëndetësia nuk është fushë për improvizime politike: Kur interesi politik mbizotëron mbi ekspertizën, pacienti paguan çmimin!

Protestat studentore në Shqipëri: Një lëvizje e shmangur nga qëllimi i saj?

“Për të vdekurin ose fol mirë, ose mos fol fare”

Muri i Berlinit ra, por muret politike dhe ideologjike midis shqiptarëve vazhdojnë të qëndrojnë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë me postimin e tij të…

Ylli i muzikës pop, Madonna, ka tërhequr sërish vëmendjen me fotografitë e saj të fundit, ku shfaqet me një…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *