TË FUNDIT

Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të markës Beats për tifozët, në një aksion që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Yamal kishte premtuar se do t’i dhuronte 100 palë kufje në rast se Spanja do të shpallej kampione e botës. Pas triumfit të përfaqësueses spanjolle, 18-vjeçari vendosi ta realizonte premtimin, ndërsa gjithë aksionin e publikoi përmes një videoje në kanalin e tij në YouTube .

I shoqëruar nga miqtë dhe një kushëri, ylli i Barcelonës udhëtoi me veturë nëpër rrugët e qytetit, duke shpërndarë lokacionet e tij në Instagram, në mënyrë që tifozët të kishin mundësi ta takonin.

🎥 | Lamine Yamal stopped two people on the street to ask for a good place to eat in peace; in exchange, he gifted them some Beats headphones. 😂❤️ https://t.co/y0Fu0HEhff — Access Yamal (@AccessYamal) November 10, 2026

Një nga momentet që mori më së shumti vëmendje ishte takimi me dy të rinj, të cilët nuk e kishin kuptuar fillimisht se kush po i thërriste nga vetura.

Yamal uli xhamin nga ulësja e pasme dhe i pyeti nëse dinin ndonjë restorant në afërsi ku mund të darkonte i qetë. Pasi mori përgjigjen e tyre, futbollisti vendosi t’i shpërblente me nga një palë kufje, duke ua bërë të qartë se dhurata ishte në këmbim të informacionit.

Të befasuar nga gjesti dhe takimi i papritur me yllin e Barcelonës, dy të rinjtë shfrytëzuan rastin edhe për të bërë fotografi me të.

Megjithatë, ky nuk ishte momenti i vetëm i veçantë i aksionit. Gjatë shëtitjes nëpër qytet, Yamal u ndal edhe pranë një grupi fëmijësh në një park, bisedoi me ta dhe më pas u dhuroi katër bileta për një ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *